Kinë, Partia Komuniste rishkrim të Biblës në një këndvështrim tjetër

Partia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste Kineze do të rishkruante Biblën nëse ata as nuk besojnë në Zot”, pyeti ajo. “Ata duan që njerëzit t’i heqin sytë nga një Zot dhe t’i vënë në një person të mirë dhe të krishterët të mohojnë besimin e tyre, si rezultat i kësaj, dhe ta zëvendësojnë atë me partinë komuniste si hyjninë përfundimtare.”

Siç ka raportuar Faithwire e CBN, regjimi qeverisës i Kinës, njoftoi që në vitin, 2019 planet e tij për të nxjerrë një përkthim të ri të Biblës, që do të përfshijë parimet konfuciane dhe budiste.

Ramirez kritikoi qeverinë kineze duke deklaruar se është një përpjekje për t’i bërë të krishterët të largohen nga besimi i tyre.”Kina e ka çuar atë në një nivel të ri duke u përpjekur të rishkruajë shkrimin e shenjtë,” tha Ramirez qartë. “Mendoj se ata nuk janë më të kënaqur me kampet e tyre të riedukimit, të cilat në mënyrë të qartë nuk po bëjnë punën e tyre për t’i detyruar njerëzit të besojnë në ideologjinë ateiste komuniste. Të krishterët e shohin si një simbol nderi të kalojnë nëpër këto kampe ose të torturohen dhe ky është testi i asaj se çfarë do të thotë të jesh i krishterë,  në Kinë.”Ajo shtoi, “Ata me të vërtetë po përpiqen t’u lajnë trurin fëmijëve në moshë të re për atë, që thotë Bibla dhe t’i ngatërrojnë ata për t’i parandaluar ata të jenë të krishterë, por mendoj se ne të gjithë e dimë si të krishterë se fjala e Perëndisë,  është më shumë se një libër. Është një jetë…është vetë Jezus Krishti. Ata mund të përpiqen sa tëduan, por nuk mendoj se do të ketë sukses. Në fund, besoj, e vërteta do të dalë në shesh.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI