Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!

Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11.

“Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja. Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri, për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij. Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tend, të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë.”

Kështu, le të lutemi përmes këtyre vargjeve. Perëndi, le të jetë kështu në jetën tonë. Ne lutemi për të gjitha këto gjëra. Unë lutem për këto gjëra, në jetën time. Unë lutem për këto gjëra, në jetën e cdo personi që është duke më dëgjuar. Lutem që Ti të na japësh dituri. Lutem që të na dhurosh dituri dhe arsyetim. Na ndihmo të jemi të drejtë në cdo gjë. Ne lutemi që të na mbash nën mburojën Tënde, që kështu, të mund të ecim në integritet. Perëndi, na ndihmo sot të ecim në integritet. Na ndihmo të ecim në rrugët e drejtësisë, në jetën tonë. Dhe ne besojmë, se Ti do të mbrosh rrugën tonë, Ti do të ruash shenjtorët e Tu. Ne lutemi, që të na ruash në rrugën tonë sot.

Na ndihmo të kuptojmë drejtësinë. Na ndihmo të kuptojmë drejtësinë në këtë botë që është plot padrejtësi. Na ndihmo të kuptojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Na ndihmo të kuptojmë drejtësinë. Na ndihmo të kuptojmë cdo rrugë të së mirës, ndërsa marrim vendime për të hartuar drejtimin e jetës sonë. Na ndihmo të kuptojmë se cila është rruga ku duhet të ecim, cila është rruga e së mirës. Le të vijë urtësia në zemrën tonë, përmes hirit Tënd, o Perëndi. Derdh dituri në zemrën tonë, derdh dituri në një mënyrë të këndshme për shpirtin tonë.

Le të jemi të matur. Zot, na ndihmo të ecim, të jetojmë dhe të flasim me maturi. Na ndihmo të kuptojmë kur largohemi prej Teje dhe kur nuk ecim në diturinë tënde. Oh, Perëndi, ne lutemi që të gjitha këto gjëra, të bëhen si në Fjalën Tënde, sepse Ti je Ai që jep dituri. Ne kemi nevojë për dituri. Nga goja Jote rrjedhin dituria dhe arsyeja. Kështu, ne t’i kërkojmë këto. ne lutemi që të na drejtosh dhe të na udhëzosh në këto rrugë. Në emër të jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI