Këshilla për ata që vuajnë nga sëmundjet e kockave!

Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë  të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit.

Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie, faktorët dhe moshat më të prekura.

“Osteoartriti është sëmundja më e shpeshtë reumatizmale ose ajo që të paktën popullata i refererohet si reumatizma. Është një sëmundje degjenerative(procesi i artikulacioneve shkatërrues) që prek të gjitha artikulacionet e njeriut. Ka disa faktorë predispozues që çojnë në fillimin e sëmundjes. Një ndër to është mosha. Me kalimin e viteve, procesi degjenerativ avancon. Kjo çon në shkatërrimin e kartilagos(kërci) po në dëmtimin e kockës dhe strukturave të tjera të artikulacionit. Faktor tjetër është mbipesha. Kjo sepse shtimi i peshës së pacientit, shton presionin mbi artikulacionin dhe sidomos disa artikaclione si gjuri, këmba, shtylla kurrizore që mbajnë peshën kryesore të trupit të njeriut, ndikohën nga ky faktor. Faktor i rëndësishëm është edhe predispozita gjenetike por ka edhe faktorë ambientalë apo profesioni që ushtrohet”, thotë mjekja Kuçaj.

Sipas ekspertes, vetë procesi degjenerativ ka të bëjë me konsumimin. “Sa më shpejt të konsumohet artikulacioni, procesi degjenerativ shpejtohet. Ato profesione që e konsumojnë artikulacioninn padyshim janë personat më të riskuar. duke filluar nga sportistët, akrobatët etj dhe këtu kemi vënë re që kanë një dëmtim të shtyllës kurrizore. Në përgjithësi të gjitha llojet e sporteve. Duket si një lloj kontradite sepse ne i nxisim pacientët të bëjnë sport, por sportistët e kanë sportin profesion. Aktiviteti përsëritës tek një artikulacion gjuri, dora, shtylla kurrizore padayshim që do ta konsumojë dhe procesi degjenerativ do të ndodhë më shpejt dhe bën që sëmundja të shfaqet më shpejt në kohë dhe më agresive për pacientin”.

Lidhur me shpeshtësinë e sëmundjes, Kuçaj sqaron se ende nuk ka statistika të sakta. Megjithë, ajo që dihet me siguri është që prek më së shumti moshat mbi 40 vjeç. Shenjat klinike janë të ndryshme, kjo në varësi të artikulacionit ku është shfaqur procesi degjenerativ. Për atë pjesë, ankohen edhe pacientët. Ajo çka është e rëndësishme sipas mjekes, është që shenja e parë klinike mbetet dhimbja. “Dhimbjet janë të përditshme. Fillojnë të shfaqet deformimi i dorës. Deformimi mbetet në nivel estetik të dorës sepse në momentin që është deformuar nuk është se prek shumë lëvizshmërinë”, thotë ndër të tjera, mjekja për TV7 Albania.  Disa këshilla të vlefshme të cilat do ta lehtësojnë këtë sëmundje.

– Humbni peshë:Pesha e tepërt është një faktor i madh i rrezikut për zhvillimin e osteoartritit.

– Zvogëloni konsumimin e yndyrave të ngopura: Midis inflamacionit kronik të nyjave dhe yndyrave të ngopura që gjenden në mish të kuq, produktet e qumështit me yndyrë të plotë dhe gjalpi, ka një lidhje të drejtpërdrejtë.

– Pemët dhe perimet: Një ushqim i pasur me karotenoide, zvogëlon inflamacionin në organizëm.

– Kini kujdes me shtojcat e ushqimit: Është dëshmuar se vetëm kondroitina dhe sulfati glukosaminë, janë të dobishme për sëmundjen e osteoartritit.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI