Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?

Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës.

Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin dhe njerëzit që ai krijoi duke nisur që nga pasardhja e Abrahamit, Isakut, Jakobit dhe këta njerëz, Zoti i përdori për të bekuar të gjithë familjet në tokë. Ndaj për profesorin e Biblës, Izraeli është çelësi i bekimeve të Zotit. Deri në ardhjen e Jezusit, si bijtë e Perëndisë, ne duhet të lutemi për paqen  e Izraelit.

“Duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin dhe Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit. Zoti na tregon për Izraelin. Nëse shikojmë kapitullin  12, Libri i Zanafillës, Zoti na tregon për Izraelin dhe njerëzit që ai krijoi nga pasardhja e Abrahamit, Isakut, Jakobit. Dhe thotë që këta njerëz, Zoti do i përdorë për të bekuar të gjithë familjet në tokë, ndaj Izraeli është çelësi i bekimeve të Zotit. E shohim edhe tek Mesia. Madje edhe vetë Jezusi tha se shpëtimi varet nga judenjtë dhe se shpëtimtari do të dali nga kombi i judenjëve. Së dyti, kujtojmë nga  Mateu 23 se Jezusi tha: Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më derisa të thoni( populli i judenjëve)-“I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit”. Mesia nuk do të vijë të ndërtojë mbretërinë e tij dhe nuk po flas për rrëmbimin, por po flas për ardhjen e dytë kur Zoti do të shkatërrojë të keqen dhe do të ndërtojë mbretërinë  e Drejtësisë dhe të së Drejtës dhe kjo nuk do të ndodhë derisa Izraeli të drejtësohet para Perëndisë. Deri atëhere ashtu sikurse na urdhëron Shkrimi duhet të lutemi për paqen e Izraelit. Çfarë do të thotë kjo? Paqja është përmbushja e vullnetit të Zotit, ndaj duhet të lutemi që Izraeli të drejtësohet para Perëndisë, të pranojë Mesian në mënyrë në Mesia të ndërtojë atë mbretëri. Shohim edhe sot mënyrat sesi Zoti po mbledh njerëzit në këtë vend pavarësisht terrorizmit apo arsyejeve të tjera. Perëndia i ka kthyer njerëzit në atë tokë. Ndaj Izraeli është themeli në të cilin Perëndia ka një plan të ndërtojë Mbretërinë e tij. Kjo është arsyeja pse është i rëndësishëm për çdo të krishterë”.

Profesori Korman thotë se Zoti do ta përdorë Izraelin për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në mënyrë që të derdhë bekimet e tij në këtë botë.

“Zoti do ta përdorë Izraelin për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në mënyrë që të derdhë bekimet e tij në këtë botë. Nëse duam bekime, Mbretërinë, vullnetin e Zotit, atëhere Zoti do ta përdorë Izraelin për ta realizuar. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Zoti është një zot besnik dhe e mban Fjalën e tij. Përsa i përket Kishës, ajo do të shohë në ditët e fundit besnikërinë e Zotit ndaj Izraelit. Bibla na thotë tek Ezekieli, kapitulli 37 që kombet do të shohin Zotin të punojë me njerëzit dhe ti çlirojë ata nga armiqtë dhe ti shpëtojë në një mënyrë të mrekullueshme. Kur Mesia të vijë(ardhja e dytë) në fund të kësaj epoke, në fund të 70 javëve të Danielit, Mesia do të kthehet të shpëtojë popullin e Izraelit nga dy grupe njerëzish: nga Adami dhe palestinezët, nga Adami i kohëve moderne dhe të gjithë kohët që do të bashkohen me Adamin për të luftuar kundër hebrenjëve. Dhe ne e dimë që Shkrimi thotë se Mesia do të vijë dhe do të luftojë betejën e Armagedonit. Beteja e Armagedonit është gjithashtu beteja e Gogut dhe Magogut. Mesia do të vijë në mbrojtje dhe për pasojë ashtu siç na thuhet në librin e Zakarias, kapitulli i 12: Izraeli do të shikojë atë që u tejshpua dhe do të njohë se kush është Jezusi dhe më në fund do ta shohin atë si shpëtimtar dhe zot. I vajosuri që u dërgua të shpëtojë Izraelin dhe botën dhe do e pranojnë. Ata do të shkatërrohen. Siç e shohim nga profecia e Zakarias, vetëm 1/3 e hebrenjëve do të mbeten gjallë në fillim të asaj që quhet kohët e mundimit për Jakobin, ankthi i Jakobit. Vetëm 1/3 e atyre që do të mbeten gjallë do të shpëtohen dhe vijnë në besim dhe ka vetëm një mënyrë për të ardhur në besim. Duhet ta njohësh mirë atë emër, Yeshua ose Jezusi. Duhet ta rrëfesh atë. Do të ketë një shkatërrim të Izraelit dhe ata që në ditët e fundit do ta shohin dhe njohin atë se kush ai ishte dhe kush ai është, çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë e do të vijnë në besim. Nëse duam vullnetin e Zotit, nëse duam planin e tij, nëse duam që mbretëria e tij të vendoset, atëhere duhet të dimë rëndësinë e Izraelit në planin e Zotit”.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjjitur:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI