12 Arsye për të qenë FALENDERUES

Ky artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që do tju ndihmojnë të mendoni për bekimet e Perëndisë në jeten tuaj.

Ju mund ta përdorni këtë meditim personalisht, me familjarët dhe miqtë tuaj ose me një grup të vogël.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj ndërsa falenderoni Zotin.

Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë. Psalmi 136:1

Falendero Zotin për…

1.Karakterin e Perëndisë

Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij. Psalmi 145:8-9

Pyetje: Për cilin aspekt të karakterit të Perëndisë jeni falenderues? Cili nga atributet e Perëndisë ju shtyn që ta adhuroni Atë?

Shembull: Falenderoni Zotin për dashurinë tij, mëshirën, hirin, sovranitetin, durimin, mirësinë, praninë, dhembshurinë, besnikërinë, fuqinë etj.  

2. Bekimet Shpirtërore

I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin. Efesianëve 1:3

Pyetje: Si ju ka bekuar Perëndia në Krishtin? Për cilat bekime shpirtërore jeni falenderues?

Shembull: Falenderoni Zotin për faljen e mëkateve, premtimin e qiellit, birësimin në familjen e Perëndisë, brendabanimin e Frymës së Shenjtë, praninë e Zotit në vuajtjet tona, sigurinë e shpëtimit, etj.

3. Pasazhi i preferuar nga Fjala e Perëndisë

Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë. Romakëve 15:4

Pyetje: Cili është pasazhi juaj i preferuar i Biblës, vargu, pasazhi, historia? Çfarë premtimi apo pasazhi ka pasur një domethënie të veantë për ju së fundmi?

Shembull: Falenderoni Zotin për një premtim ose pasazh specifik tek i cili riktheheni në mënyrë të rregullt; një pasazh që ka një kuptim të veantë për ju ose që ju inkurajon gjithmonë.

4. Kisha – Vëllezërit tuaj dhe motrat tuaja në Krishtin

Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç. 1 e Korintasve 12:27

Pyetje: Në çfarë mënyre jeni inkurajuar së fundmi nga besimtarët e tjerë?  Kur mendoni për kishën tuaj, për çfarë jeni falenderues?

Shembull: Falenderoni Zotin për miqësinë e vëllezërve dhe motrave; pastorëve, drejtuesve, mësuesve, autorëve të krishterë, ose një personi specifik që ju ka dishepullizuar, që ju ka mësuar Fjalën e Perëndisë ose që ka pasur një rol vendimtar në njohjen e Krishtit në jetën tuaj ose në rritjen e besimit tuaj.

5. Familja & Miqtë

Te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës. Zanafilla 12:3

Pyetje: Për kë jeni veçanërisht falenderues së fundmi? Cila është një gjë për të cilën jeni falenderues për secilin anëtar të familjes? Çfarë doni tek miqtë apo familjarët tuaj?  

Shembull: Falenderoni Zotin për familjen dhe miqtë, vëllezërit tuaj, farefisin tuaj, dikë që ka qenë gjithmonë ndihmë për ju, ose dikë që ju inkurajon rregullisht.

6. Ushqimi

Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. Psalmi 136:35

Pyetje: Cili është ushqimi juaj i preferuar? Çfarë ushqimi keni shijuar së fundmi?

Shembull: Falenderoni Zotin për ushqimin tuaj të preferuar, pijen, ëmbëlsirën, shijen, ose për gatimin tuaj të veçantë, ose pjatën më të preferuar të një restoranti.  

7. Pushimi

Sepse ai u jep pushim atyre që do. Psalmi 127:2

Pyetje: Kush ose çfarë ju ndihmon të ndiheni të shlodhur, të relaksuar apo të rifreskuar? Si ju ka ndihmuar Perëndia të gjeni pushim dhe relaksim së fundmi?

Shembull: Falenderoni Zotin për pushimin, për gjumin, për krevatin tuaj, jastëkun e preferuar, karrigen e relaksit, fundjavat, pushimet, dhe të gjitha aktivitetet dhe njerëzit që ju ndihmojnë të shlodheni dhe rifreskoheni.

8. Kujtimet

Do t’i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara. Psalmi 77:11

Pyetje: Për çfarë kujtimi të këtij viti jeni falenderues? Cili është një kujtim i preferuar për të cilin jeni falenderues?  

Shembull: Falenderoni Zotin për dhuratën e kujtimit, një kujtim të preferuar të fëmijërisë ose me më të dashurit tuaj, një kujtim të familjes suaj, apo me një të afërm që nuk jeton më, ose një kujtim që gjithmonë ju bën të buzëqeshni.

9. Natyra

Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Psalmi 19:1

Pyetje: Cila është stina juaj e preferuar? Kur ose ku e përjetoni Perëndinë në natyrë?

Shembull: Falenderoni Zotin për motin tuaj të preferuar, për gjërat që Ai ka krijuar, apo për ato elementë të krijimit të ju mahnisin nga krijmtaria dhe bukuria e Zotit.

10. Shëndeti & Shërimi

Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua. Psalmi 103:3

Pyetje: Për cilin aspekt të shëndetit tuaj, apo të një familjari, mund të falenderoni? Si ju ka mbajtur Perëndia në shëndetin tuaj?

Shembull: Falenderoni Zotin për dhuratën e shëndetit, forcën, mjekësinë, ndërhyrjet, doktorët, kirurgët, dhe infermierët; sëmundjet nga të cilat Ai ju ka mbajtur dhe ju ka mbrojtur. Falenderojeni Atë për dhuratën e jetës së përjetshme dhe premtimin se në Qiell nuk do të ketë më dhimbje. Zbulesa 21:4

11. Puna & Sherbesa

Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë. 1 Pjetrit 4:10

Pyetje: Çfarë ju pëlqen rreth punës suaj? Çfarë talentesh apo dhuntish shpirtërore ju ka dhënë Perëndia? Çfarë mundësish keni pasur që të shërbeni?

Shembull: Falenderoni Zotin për bashkëpunëtorët tuaj, për punën dhe shërbesën që ju bëni, për lirinë për ta bërë këtë, për mundësinë për të ndihmuar të tjerët, për të përdorur aftësitë tuaja, për të patur një qëllim, për të inkurajuar dhe për tu shërbyer të tjerëve. Falenderoni Perëndinë për dhuntinë fizike, mendore, dhe shpirtërore që Ai ju ka dhënë.

12. Mësimet e marra

Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës. Psalmi 25:5

Pyetje: Çfarë ju ka mësuar Perëndia së fundmi? Çfarë keni mësuar rreth Perëndisë, Fjalës së Tij, vetes, apo persona të tjerë që kanë pasur rëndësi për ju?

Shembull: Falenderoni Zotin për mësimet që ju ka dhënë, për mësuesit, dhe për ata që ju kanë ndihmuar të mësoni dhe për punën e Zotit në jetën tuaj.

Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju. 1 Thesalonikasve 5:18

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI