Festivali më i mirë i muzikës Evropiane ditën e shtunë 14 Maj 2016 do të shpall një fitues tjetër në Stokholm të Suedisë. Shumë këngëtar dhe shtete kanë parakaluar në skenë me interpretimet e tyre. Në skenën e Evrovizionit nuk kanë munguar as këngëtarë të krishterë që kanë përfaqësuar shtetet e tyre. Ne ju sjellim disa prej tyre:
1-Juliana Pasha (Shqipëri)
Sigurisht Juliana Pasha do të ishte e para e kësaj liste. Ajo është këngëtarja e krishterë nga Shqipëria që ka përfaqësuar Shqipërinë në Evrovizion. Kënga” It’s All About You” (Nuk mundem pa ty) kaloi në finalen e Evrovizionit dhe u rendit si një ndër këngët më të mira. Një gjë që u vlerësua shumë ishte vokali i Julianës si një ndër vokalet më të mirat dhe të rralla në muzikë.
Ajo u rendit e 16-ta në natën finale duke rrëmbyer shumë duartrokitje nga publiku ndërkombëtar. Juliana e përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2010 me një kënge të realizuar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako. Juliana ka fituar shume çmime në festivale dhe komepticione të ndryshme. Juliana nw një interviste tw dhëne ka deklaruar se suksesin ia dedikon bashkëshortit të saj që e ka shoqëruar në çdo moment, Arditit, Pirros, Shpëtimit, fansave që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës dhe Perëndisë.Shume këngë të saj janë kthyer në hite. Juliana njihet si një ndër këngëtaret që rrëmben çmime gjithmonë për vokalin që Perëndia ia ka dhuruar.
2- Nina Åström (Finlanda)
Ju përmendim Nina Åström një kantautore, ungjilltare dhe mësuese. Nina Åström ka më shumë se 13 albume në emrin e saj, më i fundit është albumi me muzikë për Krishtlindje (Joulun Kuningas), Albumi i saj i vitit 2012 “Avoin taivas” ka fituar statusin e artë dhe së shpejti shitjet do të kapin statusin e platinit. Në vitin 2000 ajo përfaqësoi Finlandën në Eurovizion me këngën “A Little Bit” (Pak). Kudo ku ajo performon, dëshiron të ndaj mesazhin e të vërtetës dhe hirit të Krishtit.
E pyetur në një intervistë të dhënë për Radio 7 se cila ka qenë veçantia e pjesëmarrjes në Eurovizion, ajo përgjigjet: “Për mua dhe pse skena ishte shumë e madhe nga sa isha mësuar dhe kishte miliona shikues që po e ndiqnin, për mua ishte një mundësi për të komunikuar Krishtin. Jo vetëm në atë skenë por gjatë gjithë kohës, për gjashtë muajt kur ishim duke prezantuar vendin dhe duke dhënë intervista në media. Kisha një mundësi të shkëlqyer për të komunikuar gjëra të rëndësishme për mua, që të komunikoja Krishtin. Ishte një përvojë e mirë për të mësuar për punën për media. Më vonë kur kthej kokën pas, shikoj se si Perëndia e ka përdorur atë vit për të hapur më vonë dyer në vende ku nuk mund ta imagjinoja se do të isha. Por ai është i tillë, duhet ti qëndrosh pranë e të besosh se ai bën gjithmonë më shumë nga sa mendon.”
3- Carola Häggkvist Maria (Suedia)
Carola Häggkvist Maria lindur në shtator të 1966, e njohur më mirë thjesht si Carola, është një këngëtare suedeze dhe kompozitore. Ajo ka qenë ndër këngëtaret më të njohura të Suedisë që nga fillimi i viteve 1980, dhe ka nxjerr albume të ndryshme duke filluar nga muzika pop, himne dhe muzikë folk.
Gjatë karrierës së saj 25-vjeçare, ajo ka shitur shumë albume dhe është referuar si një nga këngëtaret më të shquara femra të Suedisë. Ajo ka qenë përfaqësuese për tri herë e Suedisë ne Eurovizion ku në njërin prej përfaqësimeve ka fituar çmimin e parë. Ajo është një ndër këngëtaret më të vlerësuara në historinë e Eurovizionit.
4-Noa dhe Mira Awad (Izrael)
Noa dhe Miri Awad ishin dy përfaqësueset e shtetit të Izraelit në Evrovizionin e vitit 2009. Ky duet nga një vajzë izraelite me rrënjët në Jemen dhe Shtetet e Bashkuara, dhe të tjera një izraelite e krishterë arabe, kanë kënduar një mesazh për paqen në Lindjen e Mesme. Noa dhe Awad nuk ka qenë grupi i parë i përzier izraelit që merr pjesë në Evrovizion, por me plagën e luftimeve në Gaza ato vazhdojnë të frymëzojnë, duke treguar se si njerëzit dhe arti, e jo politika mund të jetë një urë për paqen.
Duke parë një anë të re të bashkësisë hebraike dhe asaj të krishterë arabe. Izraeli ka fituar festivalin e Evropian disa herë që kur filloi të marrë pjesë në konkurs në vitin 1973. Edhe pse gjeografikisht nuk gjendet në Evropë, Izraeli është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetimit dhe për këtë arsye janë kualifikuar për të hyrë.
5-Takasa (Zvicera)
“You and Me” (Ti dhe unë) është kënga e përfaqësueses Zvicerane nw vitin 2013 nw Eurovizion. Kënga mban autorësinë e Takasa, një grup i përbërë nga gjashtë anëtarë të Salvation Army. Kënga është shkruar dhe prodhuar nga Georg Schlunegger për HitMill Records, grupi konkuroi në përzgjedhjen kombëtare të Zvicrës për Eurovision Song Contest 2013.
Pas fitores përzgjedhjen organizuar nga Schweizer Fernsehen, kënga përfaqësoi Zvicrën ne Evrovizion në Malmö te Suedisë. “Ti dhe unë” është një këngë Pop rrok me tekst për dashurinë dhe fuqizimin. Kënga preku finalen por nuk u rendit shumë lartë në klasifikim.