Këndvështrimi biblik!

Këndvështrimi që keni për jetën do të influencojë mënyrën se si e jetoni atë. Nëse e jetoni jetën duke e parë nga këndvështrimi biblik, jeta juaj do të ketë kuptim më të thellë se sa kur e shihni atë me lupë pesimizmi. Tek Predikuesit 11-12, gjejmë konkluzionet përfundimtare të Solomonit për pikëpamjen e tij për jetën dhe mësimet që nxori. Sot do të shikojmë dy pika kryesore nga ata kapituj:

Jeta është administrim; investoni me mençuri. (Shih Predikuesit 11:1-6.) Çdo gjë në jetë – jo vetëm pasuritë, por edhe familja, miqtë, marrëdhëniet, gjithçka që kemi – është një dhuratë nga Perëndia. Ai na besoi menaxhimin e të gjitha mirësive të Tij në emër të Tij. Ne nuk zotërojmë asgjë, por Ai na i ka dhënë për t’i menaxhuar për Të. E shihni, e gjithë jeta, tha Solomoni, është administrim, dhe prandaj ne duhet ta investojmë atë me mençuri.

Jeta është një festë; kënaqu me të. (Shih Predikuesit 11:7-12:8.) Që ne të shijojmë jetën dhe ta shohim atë si një festë, ka tre gjëra që duhet të bëjmë: të gëzohemi (11:7-9), të largojmë (11:10-11 ), dhe të kujtojmë (12:1-8).

Gëzohuni për çdo ditë. Imagjinojeni çdo ditë të re si një dhuratë të mbështjellë nga dora e Perëndisë dhe prisni me padurim të zgjoheni që t’a hapni atë dhuratë të mrekullueshme. Fillojeni  ditën tuaj me mirënjohje.

Largoni hidhërimin, besimet e rreme, zakonet e këqija dhe marrëdhëniet e pakëndshme nga jeta juaj para se ato të rrezikojnë të ardhmen tuaj.

Kujtoni praninë e vazhdueshme të Zotit. Kudo që të shkoni, Ai është me ju dhe ju vëzhgon. Mos harroni t’i bindeni Fjalës së Tij dhe të kërkoni së pari drejtësinë dhe Mbretërinë e Tij, sepse ky është sekreti i suksesit tuaj. Mos harroni ta vendosni Atë të parin në çdo vendim që merrni.

Lutje: Atë, më ndihmo ta shoh jetën si një administrim për të investuar me mençuri dhe si  një festë që të gëzoj në të. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate.” (Predikuesit 11:9).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI