Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët, me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri. – Efesianëve 4:1-2

Bibla ka një standart të lartë kur bëhet fjalë për sjelljen e besimtarëve. Të jemi gjithmonë të përulur dhe zemërbutë. Të tolerojmë gabimet e të tjerëve. Po me një anëtar të familjes si duhet të sillemi? Po me njerëzit në internet? Po me shefin e bezdisshëm? Apo fqinjin e zhurmshëm?

A e dini se marrëdhëniet e vështira Perëndia i përdor për të na ndihmuar të rritemi? Ndonjëherë karakteristikat acaruese  të dikujt tjetër janë një mekanizëm i fortë për të nxjerrë në pah  të metat tona. Nëse fokusohemi gjithmonë tek gabimet e të tjerëve  apo largohemi nga marrëdhëniet e vështira humbasim mundësinë për tu bërë më të përulur dhe zemërbutë.

Shumë nga ne nuk kemi dëshirë të durojmë sjelljen acaruese të dikujt tjetër, për një kohë të gjatë, vetëm e vetëm që të përmirësohemi vetë.  I bindemi thirrjes që Perëndia ka për  ne  për shkak  të dashurisë për Të, sepse  Ai na dha hir kur ne vetë ishim arrogantë e të pabindur. Ai jo vetëm që na do, por na aftëson  me anë të  Frymës së Shenjtë të tregojmë mëshirë ndaj të tjerëve (Efesianëve 1:13-14).

Çfarë lehtësimi të dish se sjellja jonë karshi personave të vështirë nuk varet nga mirësia jonë! Sa më zemërbutë dhe të përulur të tregohemi ndaj të tjerëve me ndihmën e Frymës së Shenjtë aq më shumë do të rritemi. Jemi thirrur të  japim hir ashtu sikurse na është dhënë edhe neve.

Mendo për një çast; kush mendon se ka nevojë për hir sot?

Lexoni Efesianëve 4:1-16   

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI