Për çfarë ka nevojë Zoti?

O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. Psalmi 63:1

Për çfarë ka nevojë Perëndia? Dua të them, çfarë i duhet që të qëndrojë gjallë? Ti mund të mendosh:‘A i nevojitet gjë Zotit?’  Diçka është e sigurt:  E gjithë jeta e njeriut, varet nga fakti që nevojat e tij  njerëzore duhen përmbushur. Ti ke nevoja fizike, të duhet që të ushqehesh në mënyrën e  përshtatshme,  ke nevojë për ujin e pastër,  e ajrin për të marrë frymë. E gjithashtu ke nevojë  për t’u përshtatur me ambientin që të rrethon, të duhen veshje dhe një strehë mbi kokë për tëtë mbrojtur nga elementët natyrorë. Më pas ke një nivel të dytë nevojash: ke nevoja emocionale, që përfshijnë nevojën për t’u ndjerë i vlefshëm për veten dhe për të tjerët,  nevoja për të dhënë e për të marrë dashuri, e nevoja për t’u ndjerë i sigurt, për këtë të fundit duhet të përfshihet një dimension i Perëndishëm. Ka gjithashtu nevoja shpirtërore. E megjithatë, pyetja që unë shtrova në fillim nuk ishte se cilat janë nevojat e tua, por cilat janë nevojat e Zotit.  Perëndia është kaq i ndryshëm nga ne në shumë aspekte.  Për shembull ne lodhemi dhe rrënohemi fizikisht, por Perëndisë kjo nuk i ndodh asnjëherë. Ne ndonjëherë ndihemi  të dërrmuar, por Perëndia nuk lodhet kurrë. Ne rritemi të dekurajuar,  e megjithatë Ai që e njeh fundin që prej fillimit, kurrë nuk prodhon virusin e dekurajimit.  Ka kohë kur ne na nevojiten para, por Perëndia nuk ngelet kurrë pa pasuri.  Ne gjithashtu jetojmë jetë që rregullohen dhe kontrollohen prej orës, e shpesh jetët tona janë në mëshirë të problemeve që na dalin përpara, e na pengojnë që të realizojmë qëllimet tona.  Por Ai që ishte, as nuk e krijoi e as nuk është i kufizuar prej kohës dhe hapësirës dhe nuk i është dashur kurrë të kontrollojë orën e Tij, për të parë nëse ka mbetur ende kohë për të bërë diçka.  Ne ndryshojmë, qoftë për mirë apo për keq, por Zoti nuk ndryshon kurrë. Dëgjoni me kujdes atëçfarë do të them. Është e rëndësishme, por e vështirë për t’u kuptuar.  Nëse Zoti do të kishte nevojë për diçka, kjo do të tregonte se Ai ishte i paplotësuar tërësisht.  Pali na thotë se  në Krishtin banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë. Perëndia nuk është sot, më pak se ç’ishte dje. Nesër Ai nuk do të jetë më shumë, se sa është sot. Ai është njësoj dhe i pandryshueshëm.  Ndërsa ne, nuk jemi ashtu- kjo do të thotë se Zoti është  i ndryshëm prej nesh në shumë aspekte. E megjithatë Bibla thotë që ti u krijove në imazhin e Tij. Pra, çfarë do të thotë kjo? Që ti dukesh si Perëndia? Që ti mendon ashtu siç mendon Perëndia?  Që ti arsyeton dhe ndjen njësoj?  Në historinë  e krijimit që na përshkruhet tek Zanafilla, kapitulli 2,  Moisiu shkroi, “Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.” ( Zanafilla 2:7).  Kjo është diferenca. Kafshët mendojnë dhe mund  të kenë emocione, por vetëm ti që je krijuar në imazhin e Zotit do të jetosh përgjithmonë, sepse je prekur nga i Gjithëpushtetshmi. Edhe pse është e vërtetë se Zoti nuk ka asnjë nevojë fizike e cila duhet të përmbushet, ashtu siç kemi ne, sërish ka një dëshirë në zemrën e Atit që mund të përshkruhet si një nevojë. Është dëshira e Atit Perëndi për të pasur një marrëdhënie me njeriun që krijoi.  Kjo ishte arsyeja se përse Zoti vinte dhe ecte me njeriun nëkopsht dhe kishte një raport me të. Fjala  miqësi në shqip do të thotë “ të jesh i lidhur fort me dikë”  E njëjta fjalë “lidhje” përdoret për faqet e një libri që janë mbledhur dhe vendosur bashkë. Fjala në Greqisht është përdorur gjithashtu që të përshkruante intimitetin që kishte një martesë. “Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve,” thotë apostulli Gjon, “Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë.Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktik të vërtetën; por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.”  ( 1 e Gjonit 1:5-7). Ah, po. Është e sigurt. Perëndia është përgjigja për nevojat e zemrës sime, e të pasurit miqësi me Të, plotëson dëshirën më të thellë të shpirtit tim.

Burimi i leximit: Psalmi 63

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI