Kënaqni Perëndinë, jo njeriun!

Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t’u pëlqej njerëzve? Sepse po të kërkoja t’u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit. –Galatasve 1:10

A jeni personi për të cilin Perëndia ju krijoi të ishit apo po jetoni “të kënaqni njerëzit”? Sipas këtoj vargu, vullneti i Perëndisë është që ne ta kënaqim atë dhe të jemi personi që ai do.

Kur zgjidhni të jeni personi që Perëndia ju krijoi për të qënë, unik dhe ndryshe nga gjithë të tjerët, duhet të prisni disa kritika. Nuk do të jetë gjithmonë e thjeshtë për t’u përballur, por nuk do ta pëlqeni shumë veten nëse shkoni kundër bindjeve tuaja.

Të ecni sipas turmës, kur e dini në zemrën tuaj që Perëndia po ju udhëheq në një rrugë tjetër, është një nga arsyet përse njerëzit nuk kanë sukses për të qënë vetvetja.

Dua t’ju inkurajoj të hidhni një hap dhe të jeni personi që Perëndia ju krijoi për të qënë. Mos e lejoni mënyrën se si një person ju trajton që të përcaktojë vlerën tuaj. Kini guxim të jeni ndryshe dhe të përballeni me kriticizmin.

Mbani mend që Perëndia ju pranon dhe ju do. Ai ju bëri kështu si jeni për një arsye dhe ju keni diçka të veçantë për të ofruar.

Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jetoj duke u përpjekur të kënaq njerëzit. Unë guxoj të jem ndryshe. Unë dua të jetoj me favorin tënd dhe të jem personi që ti më krijove për të qënë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI