Kur nuk e kupton se çfarë po bën Perëndia!

Ndonjëherë Perëndia lejon përvoja të dhimbshme në jetën tonë dhe ne thjesht nuk e kuptojmë arsyen. Ju e dini që Perëndia mund të shërojë, por me raste Ai lejon që sëmundja juaj të vazhdojë. Mbase keni një problem që ju çon në gjykatë dhe, megjithëse i kërkoni ndihmë Perëndisë, nuk fitoni. Mund të keni një nevojë financiare, por prapë, nuk ju punësojnë në punën e re ku aplikuat. Këto janë kohë kur besimi ynë sprovohet.

Geill MekDonald tregon historinë e mëposhtme të dy vajzave të voga, Denisës dhe Marisë.

Një ditë Denisa ra në një gropë uji, ndërsa ishin të dyja duke luajtur, dhe Maria ia arriti të kapte flokët e saj të gjatë dhe e tërhoqi dhe e mbajti mbi sipërfaqe kokën e Denisës, derisa morën ndihmë. Do pyesni ju se si e ndryshoi ky incident jetën e saj. Përgjigja e saj ishte kjo: “Denisa nuk luan më me mua; ajo thotë që unë i shkula flokët.”. Ndonjëherë duket sikur Perëndia na shkul flokët kur në të vërtetë Ai është duke na shpëtuar jetën. E vërteta në këtë çështje është që, kur jemi në mes të një përvoje të vështirë, ne nuk e kemi gjithmonë perspektivën për të kuptuar atë që Perëndia është duke bërë. Të gjitha faktet e situatës mund t’ju drejtojnë në përfundimin që Perëndia nuk do t’ia dijë. Por pikërisht kjo është domethënia e besimit: të besosh atëherë kur nuk kupton asgjë, të vazhdosh të besosh që Ai ka interesin më të mirë në zemrën e Vet.

Bibla thotë: “O thellësi pasurie edhe e urtësisë dhe e diturisë së Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pagjurmueshme janë udhët e tij!” (Romakëve 11:33). Jo, jo gjithmonë mund të kuptojmë se çfarë po bën Perëndia. Por kur të shkojmë në parajsë, ne do të shohim që shumë herë Perëndia na ka shpëtuar nga rreziku në mënyra që ne as nuk i kemi parë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI