Sot do të shohim komponentin e dytë të një martese të shëndetshme – faljen.
Ndonjëherë falja është e vështirë, veçanërisht kur lejojmë që gjërat e vogla me kalimin e kohës të bëhen të mëdha. Por Bibla na thotë: “Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.” (Efesianëve 4:31-32).
Tek Mateu 18:21-22, Jezusi i tha Pjetrit se duhet ta falim njëri-tjetrin jo vetëm shtatë herë, por shtatëdhjetë herë shtatë. Me fjalë të tjera, ne duhet të falim aq sa të humbasim fillin e numërimit.
Pra, si mund të arrijmë të falim me lehtësi?
Së pari, filloni duke falur gjërat që duken të parëndësishme, por që me kalimin e kohës bëhen – zakone irrituese dhe të bezdisshme. Këtë duhet ta bëni përditë.
Së dyti, “t’ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit,” (2 Korintasve 10:5). Do ta keni më të vështirë t’i falni të tjerët nëse mendja juaj është duke luftuar kundër dhimbjeve të vjetra. Fokusohuni në Krishtin dhe jo në mbajtjen e shënimeve të gabimeve të partnerit tuaj.
Së treti, ruani identitetin tuaj në Krishtin. Natyra jonë e vjetër mëkatare është e mbushur me pakënaqësi, hidhërim dhe mosfalje. Por nëpërmjet Krishtit, ne jemi në gjendje t’i ofrojmë mëshirë dhe falje atij që na ka bërë keq.
Lutje: Atë, na ndihmo të mos e harrojmë kurrë sa shumë Ti na ke falur. Na ndihmo që t’i falim bashkëshortët tanë. Dhe mos lejo që të fokusohemi në mbajtjen shënim të gabimeve në martesë. Në emër të Jezusit, lutemi. Amen.
” Duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju. “ (Kolosianëve 3:13).