Prova e vërtetë e karakterit tonë nuk matet nga veprimet që bëjmë dhe as nga qëndrimet që paraqesim kur jemi në “skenë” dhe dritat ndriçojnë mbi ne. Prova e vërtetë e karakterit tonë matet kur askush nuk po shikon, përveç Zotit.
Zotit nuk i bën përshtypje se sa vargje biblike njohim dhe as sa mësime në shkollë biblike japim. Në fakt, asgjë që bëjmë nuk mund t’i bëjë përshtypje Zotit.
Ajo që Zoti dëshiron nga ne më shumë se gjithçka është një marrëdhënie. Ai na projektoi për këtë. Ne funksionojmë më mirë kur kemi të tjerët rreth nesh që na mbështesin dhe na sfidojnë të rritemi në marrëdhëniet tona me Të. Dhe asnjë marrëdhënie nuk mund të lulëzojë pa komunikim.
Në 1 Samuel 22, ne e shohim Davidin të fshihet në një shpellë në male, nga mbreti Saul dhe ushtria e tij. Ditë pas dite, ai iku nëpër male për të shmangur shpatën e Saulit. Dhe pas disa ditësh vrapimi, Davidi zbuloi një të Vërtetë të rëndësishme: Vetëm Zoti mund ta shpëtonte atë.
Pavarësisht se sa i zgjuar ishte në shpëtimin e kthetrave të Saulit, ai filloi të kuptonte se shpëtimi i vërtetë vjen vetëm nga Perëndia. Si rezultat i kuptimit të Davidit për këtë parim, ai kaloi ato netë të errëta në shpellat e maleve duke iu lutur Zotit. Ai e kuptoi që për t’u përdorur nga Zoti në dritë, kampionët e vërtetë luten në errësirë.
Pikërisht në errësirë, Perëndia nxjerr në dritë premtimet e Tij. Gjithashtu është në errësirë që Ai na jep paqen dhe sigurinë që na duhet për të duruar vështirësitë dhe dhimbjet e zemrës. Nëse dëshirojmë të jemi kampionë të vërtetë, duhet t’i lutemi me guxim Zotit, pa marrë parasysh sa e vështirë paraqitet situata jonë. Ne duhet ta kalojmë kohën me Të në lutje, duke iu nënshtruar Atij dhe duke i besuar Atij. Kjo është ajo që Zoti dëshiron që ne të bëjmë.