Lutjet e papërgjigjura!

Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të rrethonin Jeruzalemin. Tema qendrore e Habakukut përqendrohet në përpjekjen e profetit për t’u rritur nga një vend dyshimi dhe padurimi me Perëndinë në një vend besimi tek Ai, pavarësisht nga vonesa e dukshme e Perëndisë në përgjigjen e lutjes.

Tre veçori të lutjes së Habakukut në kapitullin 3 ia vlen të përmenden veçanërisht për jetën tonë të lutjes:

  • Përulësia e Habakukut përpara Perëndisë. Tipari i parë i lutjes efektive është përulësia. Në kapitullin e parë, Habakuku duket se po i jep leksion Zotit: ” Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?  ( Habakuku 1:2). Por nga fundi i Habakukut, edhe në mes të lutjeve pa përgjigje, Habakuku qëndron në frikë dhe nderim ndaj veprave të fuqishme të Perëndisë.
  • Adhurimi i Habakukut ndaj Perëndisë. Kur luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju mësojë më shumë për veten e Tij, sepse Ai është i denjë për adhurimin dhe bindjen tuaj. Kjo është një lutje që do të nderohet gjithmonë.
  • Përqendrimi i Habakukut në veprën e Perëndisë. Habakuku u lut që Perëndia në mëshirën e Tij të dërgonte një zgjim të madh në Izrael. Populli i Izraelit nuk e meritonte; ata meritonin vetëm shkatërrimin që Perëndia i kishte paralajmëruar vazhdimisht se do të vinte. Por Habakuku dëshironte që Perëndia të sillte rizgjim në mënyrë që emri i Tij të lavdërohej.

Në ato momente kur lutjet tona duken se nuk po marrin përgjigje, mund të biem në depresion, të zemërohemi me Perëndinë ose të heqim dorë fare nga lutja. Në lutjen e Habakukut, shohim një reagim ndryshe ndaj lutjes pa përgjigje. E shohim atë duke pyetur Perëndinë, në fakt: “Çfarë dëshiron që unë të mësoj nga kjo situatë? Si mund të mësoj të lutem në përputhje me vullnetin Tënd? Zot, më mëso të të besoj më shumë.” Habakuku e merr sprovën e lutjes pa përgjigje dhe e kthen atë në një mundësi për t’u rritur në intimitet me Perëndinë.

Në lutjen e Habakukut, gjejmë një model lutjeje që do të na mbrojë nga zhgënjimi dhe dekurajimi që shoqërojnë kaq shpesh vonesat e Perëndisë në përgjigjen e lutjeve tona.

Lutje: Atë, faleminderit për shembullin e besimit të jashtëzakonshëm që gjendet te Habakuku. Lutem që zemra ime të jetë e fokusuar tek Ti, Perëndia i hirit, i urtësisë dhe i fuqisë sovrane. Kam besim te ti, Shpëtimtari im dhe Perëndia im; Unë besoj në premtimet e Tua dhe do të pres  kohën Tënde. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

“Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.” (Habakuku 3:17-18).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI