Ja se si duket Kisha e vërtetë!

Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.- Kolosianëve 4 :5

Shumë prej nesh e përfytyrojnë kishën si një ndërtesë – vendi ku njerëzit takohen për të kënduar, adhuruar, dëgjuar predikimin dhe shpresojnë të hanë. Por kisha nuk përcaktohet nga vendi apo ndërtesa, përkundrazi është një komunitet. Kisha është një rrjet global i të gjithë njerëzve që besojnë te Jezusi, edhe pse një anëtar nga Somalia mund të mos takohet apo njohë kurrë një anëtar nga Mongolia.

Fjala kishë e ka origjinën në fjalën greke kuriakos, që do të thotë “i përkasin Zotit”. Ne ndajmë përkatësinë si bij të Perëndisë përkrah Jezusit dhe prandaj jemi motra dhe vëllezër me të gjithë bijtë e tjerë të Perëndisë! Ja dhe një tjetër cilësi e asaj që e bën një kishë: Disa nga komunitetet më të hershme që mblidheshin për të adhuruar njiheshin si “të thirrurit” sepse ata ishin thirrur të largoheshin nga mënyrat e tyre shkatërruese dhe egoiste për të ndjekur Jezusin. Kjo është një trashëgimi e fortë!

Kishat e hershme zakonisht mblidheshin në shtëpi private, siç bëjnë disa edhe sot. Kisha është personale. Apostujt u shkruan letra këtyre grupeve, shpesh duke iu referuar anëtarëve me emër si vëllezërit dhe motrat e tyre dhe duke iu drejtuar me emër mikëpritësve të shtëpisë ku mblidheshin. Këta të “thirrur” shpesh u përballën me persekutime të tmerrshme për shkak se sfiduan idhujtarinë e kulturave të tyre, por numri i tyre u rrit ndërsa mbështetën njëri-tjetrin në çdo betejë. Kjo është një histori që përsëritet edhe sot e kësaj dite.

Kujtoni fjalët e Jezusit: “Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre” (Mateu 18:20). Dhe kur dy ose tre bashkohen në emër të Jezusit, formohet një kishë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI