Ia vlen të përpiqesh…

Ai që ka miq të mirë është i pasur. Ne të gjithë kemi nevojë për miq, me të cilët të ndajmë gëzimet dhe dhimbjet tona, kohët argëtuese dhe kohët kur përjetojmë lëndime të thella. Megjithatë, zhvillimi dhe vazhdueshmëria e një miqësie kërkon përpjekje.

Një miqësi e ngushtë kërkon komunikim të fortë, sinqeritet, besim dhe respekt reciprok. Mënyra se si ne i ndërtojmë miqësitë tona do të vendosë nëse ato miqësi do të na ndihmojnë ose do të na lëndojnë.

Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij(Fjalët e Urta 27:17).

Miqësia është një marrëdhënie reciproke e pëlqimit dhe e dashurisë ndërmjet dy njerëzve.  Miqësia është një emocion reciprok, i bazuar tek pëlqimi—tek dashuria (phileo). Fjala greqisht phileo do të thotë: “gëzimi i të qenurit bashkë, ndjenja të ngrohta.”

Një miqësi e përgjegjshme përfshin gjithashtu dashurinë agape. Fjala në greqisht agape do të thotë “një përkushtim për të kërkuar më të mirën për tjetrin” (edhe kur “tjetri” ka karakteristika që ty nuk të pëlqejnë).

Egoizmi: Një shkak i miqësisë së dështuar

  • Përbuzja e vetes — Të kesh një imazh të dobët për veten
  • Të paturit e vetes në qendër — I përpirë nga nevojat dhe dëshirat personale
  • Ndrojtja — I ndrojtur, jo rehat në vëmendjen e të tjerëve
  • Vetëmashtrimi — Jo i sinqertë në lidhje me faktet dhe ndjenjat
  • Vetëmbrojtja — Gjithmonë justifikues i veprimeve
  • Vetkeqardhja — Përqendrimi tek pikëllimi personal
  • Krenaria për veten — Perfeksionist
  • Vetëdrejtësia — Gjykues
  • Vetëshërbimi — Kontrollues dhe manipulues
  • Mjaftueshmëria me veten — Moscaktimi i një kohe cilësore për të ushqyer miqësitë

Gjëra që duhen bërë në miqësi

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI