JO SAKRIFICË TJETËR

Në thelb të shumicës së feve në botë është dëshira për ti sjellë kënaqësi një zoti apo  perëndie për të përfituar jetën e përtejme. Ndjekësit jetojnë me frikën se mos shqetësojnë perënditë e tyre, kështu që ditë pas dite punojnë për të fituar shpëtimin e tyre përmes veprave të mira dhe praktikave fetare.

Ndërsa këto fe janë të përqendruara në ndjekjen dhe qetësimin e një hyjnie; Krishterimi bazohet në ndjekjen e njeriut nga Zoti. Në krishtërim, shpëtimi nuk mund të fitohet. Përkundrazi, ajo merret si një dhuratë me hir dhe mëshirë. “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianëve 2:8-9).

Shpëtimi merret me anë të besimit në vdekjen flijuese dhe ringjalljen triumfuese të Jezu Krishtit. Nëpërmjet besimit në gjakun e përsosur të derdhur të Krishtit, ne jemi plotësisht të mbuluar për përjetësinë. Asnjë flijim tjetër nuk është i nevojshëm për larjen e mëkateve. Ideja që Zoti ynë sakrifikon për ne e kthen përmbys modelin e ndjekur nga fetë e tjera.

Lutje: Atë, faleminderit për hirin. Faleminderit që bëre sakrificën përfundimtare, duke mos kursyer Birin Tënd, për të më shpëtuar nga mëkatet e mia. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI