Besimi i karkalecit

Populli i Izraelit, qëndroi në kufijtë e tokës që Perëndia u kishte premtuar.  Përpara se të niseshin,dërguan atje një grup prej 12 vetash. Këta burra shkuan për të  parë se ç’bëhej në këtëvend.

Të 12 burrat panë se toka ishte e mirë. Ata e dinin se Perëndia kishte premtuar t’ua jepte atyre dhe tëdymbëdhjetë dëshironin të shkonin atje. Por, pas 40 ditësh ky grupkishin dy mendime të ndryshme. Dy prej tyre thanë, “Le të ngjitemi menjëherë dhe ta pushtojmë vendin, sepse këtë mund ta bëjmë me siguri” (Numrat 13:30). Ndërsa 10 të tjerët thanë “Aty pamë gjigantë, përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t`u dukeshim atyre.” ( Numrat 13:33).

Im Atë thoshte, “Unë besoj se asnjë prej fëmijëve të Perëndisë, nuk duhet ta shohë veten si karkalec. Unë dhe ti jemi shlyer me gjakun e çmuar të Jezus Krishtit.  Unë besoj se duhet të jesh i  përulur. Por, kjo nuk do të thotë të tregosh mungesë respekti,për atë që Perëndia ka bërë për ty. Ne jemi fëmijët e Tij.”

10 prej këtyre burrave raportuan, “ qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell” ( Ligji i Përtërirë 1:28). E dini përse menduan kështu?  Im atë do të thoshte “sepse ishin karkaleca” Imagjino një karkalec që gjendet poshtë mureve të një qyteti. Ai sheh lart nga muri, e fillon të hidhet pak nga pak. Ai  nuk ndalon deri sa të arrij në qiell.  Ky është perceptimi që një karkalec ka mbi një mur. Nuk është habi që ata ishin të trembur.”

Si janë rrethanat e tua? A je duke u përballur me qytete të gurta?  Si po i sheh këto mure? A mos  të duken njësoj si i duken edhe karkalecit? Perëndia shikon nga parajsa. Ai sheh të njëjtët gjigantë dhe të njëjtët mure. Nga pikëvështrimi i Tij nuk duken aq të mëdha. Shpresojmë qëZoti të na ndihmojë të mbajmë mend “Asgjë nuk  është e pamundur me Perëndinë.”( Luka 1:37) . Ne nuk jemi karkaleca, por jemi fëmijët e Zotit. Perëndia është më i madh se gjithçka me të cilën ne mund të përballemi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI