” Nuk jam më skllav i frikës,

Une jam fëmijë i Perendisë”

   Për Bethel Music gjithmonë muzika duhet të transmetojë mesazhe të forta inkurajimi dhe jetëndryshuese. Më shumë se muzikantë apo udhëheqës adhurimi, Jonathan dhe Melisa Helser janë të dashuruar. Perëndiai ka bekuarme dy fëmijë të mrekullueshëm, Cadence dhe Haven. Qëllimi i zemrës së tyre është të adhurojnë Perëndinë dhe të fitojnë sa më shumë njerëz për të. “WeWill Not Be Shaken” është albumi i fundit i Bethel Music, i cili ka 11 këngë. “No Longer Slaves” (‘S’jemi më skllevër’) është një ndër këngët më të pëlqyera dhe me një mesazh të fortë për të gjithë njerëzit që mendojnë që janë skllevër të kësaj bote.

JONATHAN  ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur versionin përfundimtar të këngës “S’jemi më skllevër”. Mesazhi i fortë i kësaj kënge por edhe muzika bëri që Jonathan të mendonte edhe të përcillte diçka ndryshe.

“Menjëherë sapo dëgjova muzikën në mendje kisha pamjen e izraelitëve që kalonin përmes detit të kuq. Ky ishte momenti kur ata lanë skllavërinë dhe u bënë populli i zgjedhur i Perëndisë, dhe ata panë dashurinë e madhe të një ati që do ndante më dysh detin e kuq për ta, dhe i çoi në tokën e premtuar. Dëgjova vargjet që thonë, Ti ndan detin që të ec përmes tij,  gjithë frika ime fundoset në dashurinë e përsosur…” – tha Jonathan.

Në një mëngjes kur Jonathan  u zgjua mendoi  se mund të përfshinte edhe Melisën bashkëshorten e tij në këtë këngë, sepse tonaliteti i këngës ishte shumë i lartë. Atëherë ai  mendoi se kishte për të qenë një gjë fantastike nëse këndonte edhe  Melisa bashkë me të.

“Kjo është një nga ato këngë që më ftuan ta këndoja, pra që nuk e kam shkruar vetë. Shumica e këngëve të mia, janë pjesë e udhëtimit tim dhe marrëdhënies sime me Zotin. Po të jem e sinqertë do të pranoja se në fillim nuk isha plotësisht e përfshirë me këngën. Por pata një çast të bukur, kur shkova para Zotit dhe ishte sikur para meje të kisha një mur. Isha e habitur ndaj pyeta Ç’është ky mur, dhe dëgjova prej tij, po trokas për të treguar diçka të cilën ti nuk e beson. Dhe pastaj u ula përreth një orë dhe e këndoja këngën pafundësisht. Pastaj qava dhe thashë, kjo në të vërtetë është historia ime, kjo është dëshmia e Atit që më gjen, në mes të një stine pikëllimi apo dhimbjeje , ai më takon dhe fundos frikën time. Përfundimisht ajo që ndodhi ishte që me gjithë zemër  ti jepja Perëndisë gjithçka që unë kisha. Tani kur shikoj videon mendoj, s’besoj të kem kënduar ndonjëherë kështu, dhe kjo është një ndjesi e mirë. Unë besoj plotësisht atë që po këndoj.” – tha Melisa.

Kur e ka kënduar për herë të parë këngën por dhe më pas, Jonathan  ka kuptuar se kjo këngë është mesazh për jetën njëkohësisht edhe një dëshmi për brezin e ri. Ne nuk jemi më skllevër por jemi bij dhe bijat e Atit dhe kjo këngë sot më shumë se kurrë  na bën të reflektojmë thellë brenda vetes.

^82CE09FB77B960E711ED43FDD4DF8E3AB610B568BDC8EE1CC3^pimgpsh_fullsize_distr

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI