Nga:

Si të lesh mënjanë telefonin?

smartfoneAplikacione që masin kohën që kalon në telefon.

Ekzistojnë disa lloj aplikacionesh që mund të të ndihmojnë të masësh dhe të kuptosh në të vërtetë kohën që je duke kaluar përpara telefonit. Edhe pse ndoshta  nuk mendon se po kalon aq shumë kohë përpara ekranit, kur të përballesh me shifrat konkrete, ndoshta kjo do të shtyjë që të mos e prekësh aq shpesh telefonin.

smartphone ring a 512Ul zërin e telefonit që të mos ndjesh njoftimet.

Është më e thjështë të injorosh telefonin kur nuk i dëgjon tringëllimat që vijnë çdo sekondë, sa herë që vjen një mesazh, një e-mail, apo sa herë që ka një njoftim në mediat sociale. Të gjitha këto njoftime do të ngelen aty, pavarësisht se kur e hap telefonin. Ndaj do të ndihesh më mirë dhe më produktiv nëse i le që të presin pak. Nëse nuk e përballon dot idenë se mund të humbasësh mundësinë për të kontrolluar një mesazh që mund të vijë nga bashkëshorti apo nga fëmijët, mund ta programosh telefonin në mënyrë të tillë që të të vijnë vetëm disa mesazhe.

alarm clock 2116007 960 720Përdor  një orë me alarm 

Kur përdor alarmin e telefonit për t’u zgjuar, me shumë mundësi që mbasi ta mbyllësh atë, do të vazhdosh të kontrollesh e-maile, tekste, e median sociale. Një  orë  me zile do të largonte qoftë edhe për pak minuta telefonin nga dora.

friends coffee talking drinking job meeting 01Vendos ta lësh telefonin për një kohë më të gjatë

Disa ekspertë sugjerojnë që të qëndrosh 3 ditë pa telefon. Kjo do të ndihmojë që të largosh zakonet që lidhen me telefonin dhe në vend të tyre të bësh gjëra më të shëndetshme. Kur ti rikthehesh sërish përdorimit të tij, përpiqu të bësh vetëm gjëra të thjeshta, siç janë telefonatat apo ndonjëherë edhe mesazhe.

550 101691735Krijo zona të caktuara ku nuk lejohet telefoni.

Këto mund të jenë vendet ku qëndroni më së shumti me familje, mbledhjet, koha kur luani me fëmijën tuaj dhe kur i jepni makinës. Gjithashtu kjo është një mënyrë e mirë për të përdorur pak telefonin.

Largo aplikacionet

Të gjitha lojërat janë dizenjuar që të të mbajnë të lidhur dhe do të kesh vazhdimisht dëshirë për t’u kthyer tek to. Kjo nuk do të ndodhë nëse këto lojra nuk gjenden fare në telefonin tënd. Mund t’ia dalësh edhe vetëm me telefonatat, mesazhet dhe e-mailin që  janë në telefonin tënd.  Po si i bëhet me rrjetet sociale?  Mund t’i kontrollosh ato ndërkohë që je në kompjuter.

old cell phoneNdërroje smartfonin për një telefon të thjeshtë

Nëse tundimi për t’u marrë vazhdimisht me një smartfon është shumë i madh , atëherë blerja dhe përdorimi i një telefoni të thjeshtë  do të ishte zgjidhja. Me të vërtetë që ky telefon nuk mund të shkarkojë aplikacione dhe nuk ju lejon akses në internet , por kushton shumë më lirë dhe mund të të çlirojë nga tundimi për të qenë vazhdimisht përpara ekranit.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI