I prekur nga lavdia e Tij

Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe ( Luka 2:9)

Një misionar amerikan shkeli padashur në një zonë  ku nuk lejohej kalimi në Burma, u arrestua dhe u mor në pyetje. Ai u akuzua se ishte një spiun i CIA-s, e u la i vetëm në një qeli. Pas disa ditësh rrëmbyesit e tij i dhanë  një Bibël. Për më shumë se 80 ditë , Bob Purdue nuk mund të bënte asgjë tjetër, veç të qëndronte ulur e të lexonte Biblën.

Më në fund u lirua dhe e lejuan që të largohej nga vendi. Disa ditë më vonë ai ishte në shtëpinë time dhe po flisnim për këtë eksperiencë të tmerrshme. Nuk kishte pasur asgjë me se të merrej ato ditë- asnjë gazetë, revistë, apo televizion. As edhe një radio. Ai kishte vetëm një Bibël. Duke hamendësuar atë çfarë kishte kaluar, e pyeta, “ Bob, a të bëri përshtypje ndonjë gjë në veçanti nga Bibla?

Ai u përgjigj pa hezituar. “ Po, lavdia e Perëndisë!”  Çdo takim që kishte ndodhur me Perëndinë, përfshinte edhe lavdinë e Tij. A e mban mend atë që përjetuan  barinjtë kur gjendeshin në fushat jashtë Betlehemit? Engjëjt u dukën dhe i lajmëruan për lindjen e Mesias të ardhshëm.Teksti  thotë “Tani në po atë krahinë ishin disa barinj qė rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre. Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe. ( Luka 2:8-9)

Nga konteksti i asaj çfarë na thotë Luka dhe Mateu për këtë lajm të mrekullueshëm , duket se shfaqja e këtyre engjëjve duhet të jetë shoqëruar me një dritë të shkëlqyeshme. Shkrimet nuk na thonë se ishte një dritë e fortë aq sa  ata u tmerruan. Ne kemi arritur në këtë konkluzion nga imazhet tradicionale të historisë së Krishtlindjes me të cilën jemi rritur. Luka  vetëm na thotë “ lavdia e Perëndisë ndriçoi rreth tyre.”

Kur Moisiu takoi Zotin, ai i kërkoi Perëndisë që t’i tregonte lavdinë e Tij. Dhe Perëndia tha, “”Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin; dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar” ( Eksodi 33:21-22)

Me sa duket, lavdia e Perëndisë ishte aq e mrekullueshme dhe e shkëlqyer sa që kur Perëndia  i kaloi pranë , iu desh që ta mbronte atë me dorën e Tij. Fjala “lavdi” është gjetur 194 herë në Dhiatën e Vjetër, 191 herë në  Dhiatën e Re. Me të gjithë të dhënat  për lavdinë e Perëndisë që gjenden në Bibël, duhet të ishte e thjeshtë për të kuptuar se çfarë është.  

Kur unë mendoj për lavdinë e Perëndisë, e sidomos kur e lidh atë me mrekullinë e Krishtlindjes, më kujtohet skena Krishtlindjes që vendosej çdo vit në një dyqan, i cili ndodhej në qytetin ku jam rritur. Çdo Krishtlindje, dyqani  vendoste në dritare gjëra që mund të mrekullonin një fëmijë.  Aty kishte engjëj që vareshin  mbi kokat tona dhe trena lodër që ecnin me shpejtësi nëpër shinat në miniaturë. Kishte arinj që kërcenin, kukulla dhe avionë, babagjyshër dhe grazhde. ( të gjitha këto na bënin të lumtur).

Por ajo që mbaj mend më shumë është kur qëndroja në majë të gishtave, me fytyrën ngjitur pas dritares, e nuk mund ta shihja plotësisht se ç’kishte brenda. Atëherë babai im me ngrinte në krahët e tij të fuqishëm që unë të shihja më shumë. Vetëm atëherë unë  mund të dalloja pafundësinë e gjërave që gjendeshin brenda.

Kështu është edhe me lavdinë e Perëndisë. Mangësitë tona njerëzore, vizioni ynë i cunguar prej egoizmit të natyrës sonë të vjetër, nuk na lejon që të shohim lavdinë e Perëndisë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Fryma e Perëndisë, do të na hapë sytë ndaj takimit me Hyjnoren. E për këtë bën fjalë  Krishtlindja.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI