Me gëzim ngazëllyes!

Krishti i njihte lavdinë dhe shkëlqimin e qiellit. E megjithatë, Ai la Qiellin për të ardhur në tokë dhe erdhi me gëzim. Si është e mundur që Jezusi ishte i kënaqur të linte madhështinë e qiellit dhe të vinte në këtë botë të rënë për të bërë vullnetin e Atit? Edhe pse u numërua ndër më të varfërit e të varfërve dhe më i ulëti i të ultëve; dhe lindi në një grazhd; edhe pse pjesën më të madhe të jetës së Tij e kaloi në një qytet të vogël si marangoz i përulur; edhe pse Ai nuk kishte ku të fuste kokën gjatë shërbesës së Tij tokësore; edhe pse u tradhtua nga miqtë e Tij më të ngushtë; edhe pse u akuzua dhe u arrestua nga udhëheqësit fetarë të kohës së Tij; edhe pse e pështynin dhe e rrihnin me kamxhik; edhe pse mbante një kurorë me gjemba dhe duart dhe këmbët e tij ishin të gozhduara në kryq—Ai i duroi të gjitha “për gëzimin që  ishte përpara tij” (Hebrenjve 12:2).

Biri i Perëndisë jetoi, vdiq dhe mbajti peshën e më të keqes që ka për të ofruar kjo botë, dhe e bëri për njerëzit – për njerëzit rebelë, mëkatarë dhe të këqij. Për mua dhe për ty. Ne jemi gëzimi i Tij. Zoti nuk veproi me ngurrim, mëri apo zemërim. Jo, Ai bëri gjithçka që iu kërkua të bënte me gëzim të çiltër. Ai ishte i kënaqur të vinte në tokë për Krishtlindje dhe të vdiste të Premten e Madhe, sepse Ai mund të shihte se përgjatë kohës, miliona e miliona njerëz do të shpëtoheshin përjetësisht. Ndaj, Ai kënaqej të bënte vullnetin e Atit dhe të mbante dënimin tonë—dënimin tim dhe tuajin.

Këtë Krishtlindje, gjeni gëzimin tuaj ashtu siç bëri Jezusi – duke bërë vullnetin e Atit. Reflektoni mbi bukurinë e kryqit dhe çfarë domethënie ka për ju dhe gjithë njerëzimin. Falënderoni Zotin që Jezusi nuk u lëkund, por gjeti gëzimin e Tij në bindjen e përsosur. Mbi të gjitha, dijeni se Zoti ju do. Siç u shkroi apostulli Pal të krishterëve në Romë: “Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” (Romakëve 8:32). Lavdia e qiellit na pret në përjetësi. Jezusi e bleu këtë shpresë të ardhshme për ne, në kryq.

Lutje: Jezus, faleminderit për dashurinë Tënde të mrekullueshme që të bëri të lije lavdinë e qiellit për të shpëtuar mëkatarët si unë. Këtë Krishtlindje, le ta kem parasysh Ungjillin e plotë – të Vërtetën që fytyra jote ishte drejt Kalvarit përgjatë gjithë jetës Tënde, duke jetuar një jetë të përsosur në vendin tim dhe më pas të vdisje për të marrë dënimin që unë e meritoj. Çuditërisht, ishte gëzim për Ty të më shpengoje. Dashuria jote është e denjë për adhurimin tim! Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë.” (Hebrenjve 12:2).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI