“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke patur drejtpeshim në jetë e duke u bërë një kujdestar i mirë i kohës që ke.
Kjo mençuri është shprehur tek “Predikuesi” kapitulli 3, që të inkurajon të jetosh në harmoni me lëvizjen e Perëndisë e të shkosh andej nga shkon Perëndia.
“Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell.” (Predikuesi 3:1)
Koha është . . .
Thesar — Koha është një dhuratë nga Perëndia për të na sjellë kënaqësi dhe përmbushje. “Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.” (Predikuesi 2:24)
Investim — Koha është mundësia për të investuar në atë që ka për të zgjatur përgjithnjë. “Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin. Përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.” (Mateu 6:19-20)
E matur — Koha në tokë është e kufizuar, e na bën të përqendrohemi tek gjërat prioritare. “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12)
E përjetshme — Koha është e parëndësishme, kur je në praninë e Perëndisë. “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.” (Gjoni 5:24)
Kujdestari i mençur i kohës ….
Efesianëve 5:15–17 “Kini shumë kujdes pra për mënyrën se si jetoni . . .
- Është i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka koha — është syçelë, vigjilent dhe në gatishmëri për ta mbrojtur kohën
- Mbështetet tek Perëndia për të patur mençuri
- Dallon vullnetin e Perëndisë
- Ia kushton kohën Zotit çdo ditë
- Kërkon për mundësi me qëllim që të përdoret nga Perëndia
- Mëson nga gabimet e të kaluarës rreth përdorimit të kohës
- Kalon kohë në komunikim të ngushtë me Zotin, dëgjon nga Fryma e Shenjtë për të marrë udhëzime
- Lutet për mënyrën se si e përdor kohën
- Krasit pemën e gjërave që ia çojnë dëm kohën