Si t’i mposhtim gjigandët në jetën tonë?

Kur Davidi ishte vetëm një djalosh, ai mposhti një gjigand me emrin Goliath. Ne kënaqemi me fitore si ajo e Davidit. Na pëlqen të dimë se fitorja nuk bazohet në atë se kush është më i madh, më i dobët dhe më i armatosur.  Ne të gjithë  përballemi me gjigandë në jetën tonë.

Këta gjigantë janë gjigandët e frikës, ankthit, shqetësimit, dekurajimit dhe dëshpërimit. Ndonjëherë ato marrin formën e varësisë, shqetësimit, zilisë, hidhërimit ose zemërimit. Por sido që të jenë, këta gjigantë kanë një qëllim në mendje: t’i bëjnë fëmijët e Zotit të gjallë joefektivë. Pra, pyetja është: Si t’i mposhtim këta gjigandë?

Ne shpesh përpiqemi të zgjidhim vetë problemet me të cilat përballemi duke e lënë Perëndinë jashtë, por Ai është i vetmi që mund të zgjidhë problemet tona.

Davidi e dinte kush është Zoti. Kjo është arsyeja pse ai mund të qëndronte me hobe dhe disa gurë të vegjël  para goliathit duke thënë, “Unë vij kundër teje në emër të Zotit të Plotfuqishëm” (1 Samuelit 17:45). Davidi e dinte se ka fuqi në emër të Zotit.

Historia e Davidit na tregon se kur jemi në telashe, duhet të thërrasim emrin e Zotit të Plotfuqishëm dhe t’i besojmë Atij.

Jezusi dha jetën e Tij për ne në mënyrë që gjigandët më të mëdhenj në jetën tonë të munden një herë e përgjithmonë. Sa më shumë t’i besojmë Atij për të na dhënë fitoren mbi sulmet e përditshme të Satanit, aq më shumë fitore do të korrim në jetën tonë.

Cilido që të jetë goliathi juaj sot, lëvdoni Zotin tuaj që është më i madh, më i fortë dhe më i mençur se çdo gjigand dhe shpallni siç bëri Davidi: “Zot, sa madhështor është emri yt!”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI