Kur ankthi dhe pasiguria na rrethojnë, Zoti është ende në kontroll

E gjithë bota është duke u përballur me një pandemi, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha si asnjëherë më parë.  Tek Psalmi 11:3, fjala e Zotit thotë: Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? Shumë besimtarë po bëjnë të njëjtën pyetje sot.

Edhe në këtë situatë që jemi duke u përballur, ne duhet të kemi shpresë,- shpresë që bazohet në premtimet e pandryshueshme të Zotit.

Veçanërisht në kohë si këto është e domosdoshme, nuk rekomandohet, nuk sugjerohet, jo thjesht preferohet,  është vërtet e domosdoshme që të shkojmë te Fjala e Zotit dhe të mësojmë prej tij.

Gjatë jetës së Isaias, edhe kombi i Judës kaloi një periudhë ankthi dhe pasigurie. Kombi ishte traumatizuar nga vdekja e Uziahut. Uziahu e udhëhoqi kombin për 52 vjet dhe kishte qenë shpresa e njerëzve, por tani ai ishte zhdukur. Dhe njerëzit u çuditën: “Çfarë duhet të bëjmë tani?” Edhe Isaia duhet ta ketë menduar këtë. Por pastaj ai e pa Zotin me sytë e tij, ulur në fronin e Tij të lavdishëm.

Isaia 6: 1Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin.

Mesazhi është i qartë: Pavarësisht se kush ulet në fronet e kësaj bote, Mbreti i vërtetë i mbretërve mbretëron në qiell sipër. Jezusi i cili u tall dhe u fshikullua, i cili u kryqëzua dhe u varros, u ngrit fitimtar në ditën e tretë. Mbreti ynë, i cili ishte i urryer dhe nuk kishte ku të vinte kokën, po mbretëron dhe po sundon edhe tani. Ne mund të mbështetemi tek Ai, pa marrë parasysh se çfarë na vjen përpara.

Zoti nuk ndryshon asnjëherë. Ki besim tek Zoti, mbështetu në dashurinë dhe premtimet e Tij edhe kur kjo botë dhe rrethanat e tua duken të zymta.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI