Histori para fjetjes

A kanë rëndësi historitë e treguara para fjetjes? Dua të them, cili është ndryshimi në jetën e fëmijës tuaj nëse merrni ose jo kohë në fund të ditës për t’i lexuar atij një histori? Disa njerëz mendojnë se ndryshimi është i madh. Madje një nga shtetet ka publikuar së fundmi një libër udhëzimesh që i mëson nënat t’u tregojnë histori fëmijëve të tyre … për gjëra që kanë lidhje me vendin e tyre dhe që nuk janë të shëndetshme për mendjen e një fëmije. Kur e lexova këtë mbeta pa fjalë.

Është shumë mirë t’u tregojmë fëmijëve histori rreth heronjve të vërtetë dhe ka shumë prej tyre në Bibël. Po ashtu është e vërtetë që ka shumë histori në Bibël që përfshijnë dhunën. Shumë prej tyre do t’i gjeni në librin e Gjyqtarëve, që, aksidentalisht, në një pikë të caktuar të jetës ka qenë një nga librat më të bukur të Biblës për fëmijët tanë. Por ka shumë ndryshim midis historive që e inkurajojnë një person që lufton për atë që është e drejtë dhe historive që lartësojnë dhunën si diçka që ka zhdukur ata që nuk bien dakord. Çdo ditë ne dëgjojmë dhe lexojmë lajme për dhunën.

Por unë dua t’i kthehem historive që lexojmë para fjetjes. A kanë rëndësi ato? Absolutisht që po! Ato janë një mundësi për të ndërtuar karakterin e fëmijëve tuaj dhe për të ndërtuar marrëdhënien me ta.

Çfarë duhet t’u lexoni atyre? Historitë e Biblës të shkruara për moshën e tyre janë fantastike. Psalmi 78 i udhëzon bijtë e Perëndisë “t’u flasin bijve të tyre për veprat e Perëndisë, në mënyrë që ata të shpresojnë te Perëndia, të mos i harrojnë veprat e Tij… t’i respektojnë urdhërimet e Tij”. Historitë laike me vlera të mira morale pa dyshim që kanë vendin e tyre gjithashtu. Biografitë janë fantastike për fëmijët e rritur. Shpresoj të mos e keni problem të lexoni të njëjtën histori herë pas here për të vegjlit.

Mos harroni: Ju po ndërtoni kujtime si dhe po mësoni vlerat – histori pas historie.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI