Nuk mund të ngatërrohemi me të vërtetën!

Akuza e madhe e Zotit kundër Izraelit ishte se izraelitët u bënë vullnetarisht “partnerë dialogu” dhe “bashkëpunëtorë” me fetë e kananitëve dhe fenikasve, egjiptianëve dhe asirianëve, persëve dhe babilonasve. Ndonëse Perëndia i kishte thënë Izraelit: “Nuk do të kesh Perëndi tjetër përveç meje”, njerëzit u kthyen herë pas here tek idhujt dhe fetë e rreme—dhe kjo është arsyeja pse Perëndia i dërgoi ata në mërgim në Babiloni (shih Eksodi 20:3 dhe 2 Mbretërve 17:7 -23). Izraeli u ndëshkua dhe u internua sepse bëri pikërisht atë që drejtuesit e Kishës së zhvilluar sot mbrojnë me aq shumë pasion.

Nuk po them se duhet t’i shohim budistët, muslimanët, hinduistët ose ateistët si armiq. Përkundrazi duhet t’i duam me dashurinë e Jezu Krishtit. Por e vetmja mënyrë për t’i dashur ata, është duke ndarë Ungjillin me ta. Bashkëpunimi me mësues të rremë mund të fitonte miqësi me botën, por do të tradhtonte atë që vetë Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).

Sapo të hyni në miqësi me botën, e vendosni veten në rrezik shpirtëror. Nëse dëshironi jetën e një jobesimtari, nuk është e vështirë të arrish. Thjesht komprometoni të Vërtetën. Dhe jobesimtarët do t’ju thonë: “Sa na pëlqen pasiguria, paqartësia, dyshimi dhe toleranca që keni ndaj feve të tjera. Thjesht mos thoni që Jezusi është ‘rruga, e vërteta dhe jeta’ dhe le të biem dakord që të gjitha rrugët të çojnë tek Zoti.”

Por Jezusi nuk tha kurrë që: “Toleranca ndaj feve të tjera do ju bëjë të lirë.” Por tha: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:31-32). E vërteta vjen nga mësimet e Jezusit dhe vetëm e Vërteta e Jezusit do të na çlirojë.

Do të ketë njerëz që do të na bëjnë të besojmë se besimi i krishterë përmban disa të vërteta, ashtu si dhe fetë e tjera, të cilat po ti bashkojmë do të formojnë  të vërtetën e besueshme. Kjo është idhujtaria e shekullit njëzet e një.

Izraelitët, përpara mërgimit në Babiloni, praktikuan një qasje të ngjashme ndaj së Vërtetës. Ata besonin se Perëndia kishte dhënë disa të vërteta nëpërmjet Moisiut, por ata gjithashtu donin të provonin edhe “të vërtetën” e kananitëve dhe feve të tjera të rreme përreth tyre. Por Perëndia i tha Izraelit se nuk ka shumë shtigje drejt Perëndisë; ka vetem nje rrugë.

Dhe mesazhi i Zotit për ne nuk ka ndryshuar. Mbetet i njëjtë: Mos ngatërroni të Vërtetën e Zotit. Destinacioni i atyre që falsifikojnë Ungjillin është i njëjtë me ata në  Izraelin e lashtë: Mërgimi.

Lutje: Atë, më ndihmo të kujtoj se mënyra më e mirë për t’i dashur të tjerët është t’i çosh ata tek Jezusi, e vetmja rrugë drejt shpëtimit dhe lirisë. Zot më fal nëse kompromentoj me të Vërtetën Tënde. Më ndihmo të besoj te Ti për çlirimin në kohën Tënde të përsosur. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

” Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:31-32).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI