Hiqni dorë nga “ari” i jetës suaj!

Ari nuk është asgjë më shumë se një gur i verdhë, por është vlerësuar si një mall i vlefshëm në pothuajse çdo qytetërim përgjatë historisë. Si djali i birësuar i vajzës së Faraonit, Moisiu mund të kishte pasur shumë shufra ari. Jeta në pallat ishte komode dhe luksoze. Dhe një ditë mund të ishte bërë faraon. Por Bibla thotë se ai e shkëmbeu arin me lavdi.

Moisiu hoqi dorë nga një jetë me pushtet dhe luks për hir të Krishtit. Moisiu ishte i bindur ndaj Perëndisë, sepse ai e dinte se thesari i njohjes së Tij ishte pafundësisht më i vlefshëm se vetë ari. Në të kundërt, breza përpara se të lindte Moisiu, Jozefi ishte një zyrtar i lartë në oborrin e Faraonit. Ai kishte shumë ar, por zemra e tij nuk ishte tek ari. Thirrja e tij ishte të qëndronte në pallat dhe të ndikonte në jetën në Egjipt për shkak të pozicionit të tij.

E shihni, “ari” që duhet të shmangim nuk është pasuria tokësore në vetvete, por çfarëdo idhulli që qëndron në rrugën e bindjes tonë ndaj thirrjes që Perëndia ka për ne. Dhe kjo është arsyeja pse Fjala e Perëndisë e lavdëron Moisiun që hoqi dorë nga ari i botës për lavdinë e Perëndisë. Ai la ​​gjithë arin e Egjiptit për t’iu bindur thirrjes së Perëndisë për jetën e tij.

Pra, pyeteni veten: Cili është “ari” për mua? Çfarë më pengon që t’i bindem vullnetit të Perëndisë? Sido që të jetë, Krishti është shumë më i çmuar.

Lutje: Zot, më drejto me Frymën Tënde për të identifikuar idhujt në zemrën time që po më pengojnë të ruaj lavdinë e pranisë Tënde. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

” Duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë se sa të gëzonte për një farë kohe dëfrimet e mëkatit,” (Hebrenjve 11:25).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI