Si të ngushëllosh një mik?

Një herë, kur ishim duke ecur përmes rrënojave të qytetit të Petra në vendin e Jordanit, një gruaje në grup iu morën mendtë dhe u ul në dyshemenë e gurtë. Ne qëndruam me të ndërsa pjesa tjetër e grupit vazhdoi turin. Në një kohë të shkurtër, disa burra vendas erdhën dhe u ulën aty pranë. Unë pashë dhembshuri në fytyrat e tyre, megjithëse nuk thanë asnjë fjalë.

Menjëherë m’u kujtua Jobi në Bibël. Jobi duroi fatkeqësi pas fatkeqësie. Ai i humbi të gjitha bagëtitë e tij, të gjithë shërbëtorët e tij dhe të gjithë bijtë e bijat. Pas kësaj ai u godit me ulcerë nga koka te këmbët. Tre nga miqtë e Jobit erdhën që të tregonin dhembshuri ndaj tij. Bibla thotë se ata “u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë edhe një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja ishte shumë e madhe.” (Jobi 2:13).

Miqtë e Jobit do t’ia kishin dalë mbanë ta ngushëllonin atë nëse do të kishin qëndruar në heshtje. Por pas kësaj ata morën përsipër që t’i shpjegonin Jobit arsyen pse ai po vuante. Ata duhet ta kishin mbajtur gojën mbyllur.

Por le të jemi të sinqertë, ndonjëherë, kur shkojmë të vizitojmë një mik që është duke vuajtur ose që ka duruar shumë vuajtje, edhe ne nuk dimë çfarë të themi apo çfarë të bëjmë. Kur Jezusi po përballej me agoninë e kryqëzimit, mikesha ime Geill MekDonald, që është autore librash, thekson se Jezusi u kërkoi dy gjëra dishepujve të Tij, që ata të qëndronin zgjuar me Të dhe të luteshin me Të (Mateu 26:3841).

Këto janë dy gjëra që mund të bëjmë për miqtë tanë të pikëlluar. Ne mund të mos dimë çfarë të themi. Por secili nga ne mund të ulet dhe të lutet me ta. Ju mund të mahniteni se sa shumë ngushëllim do të sjellë kjo gjë për miqtë tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI