“O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë“.Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.” Luka 23:34
Sipas doktor S.I. McMillan, hidhërimi është një vrasës i heshtur; por ndryshe nga sa mund të mendohet, ai që sulmohet nuk është personi që lëndohet më tepër. Shumë herë më i lënduar, ndihet personi në zemrën e të cilit, gjenerohet hidhërimi. Kur ti i shtyp emocionet e tua, stomaku yt dëmtohet dhe je ti ai që humb në këtë mes. Nuk është çështja nëse ke të gjithë të drejtën për t’u treguar i hidhur me dikë dhe për t’u ndjerë i lënduar. Fakti është se emocionet që mbyll brenda vetes, veprojnë njësoj si kanceri për shpirtin tënd.
Hakmarrja nuk e eliminon lëndimin, por falja po. E megjithatë, falja nuk vjen asnjëherë lehtë. Le të marrim një shembull. Një grua më shkroi, “ Dëgjova se po flisje mbi faljen dhe the se falja është të trajtosh personin, njësoj sikur diçka nuk ka ndodhur. Po sikur të të tregoj një histori? Djali im u vra në mënyrë brutale në një shtëpi riedukimi për rinjtë problematikë . Unë e fala lehtësisht atë person që e vrau, për mua nuk ishte ai përgjegjës. Faji më i madh qëndronte tek policët që po ruanin shtëpinë dhe që treguan neglizhencë. Është e vështirë për mua të mendoj për ta, njësoj sikur kjo gjë nuk ka ndodhur…”
Ja tek kemi një situatë të rëndë. Personat që ishin përgjegjës,policët, lejuan që alkooli të futej në një shtëpi ku qëndronin të rinj me probleme. Konsumimi i alkoolit solli grindje mes të rinjve dhe kjo i kushtoi jetën djalit të kësaj gruaje. Kur një polic neglizhon detyrën e tij qytetare dhe morale, falja personale nuk eliminon detyrimin që ai ka ndaj ligjit të shoqërisë. Megjithatë urrejtja personale dhe hidhërimi që mund të ndjesh ndaj personit, fillojnë të mbysin shpirtin tënd.
Kjo nënë pyeti, “ Pra, si mund t’u tregojmë faljen, atyre që na kanë bërë të këqija?” Si mëson të falësh? Jezusi, patjetër, na dha një model kur Ai u lut për ekzekutuesit e tij në kryq, “O Atė, fali ata sepse nuk dinė ç`bėjnė…” “ Atë, fali ata” Ti mund të thuash, dakord, por unë nuk jam Jezusi. Ndoshta Ai mundi ta bënte këtë, por unë nuk mundem.
Muaj më parë, Jezusi u kishte mësuar dishepujve të luteshin, “ Na i fal fajet tona”
“Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.” Dishepujt, si pjesa më e madhe e jona, ishin rritur me një tjetër frymë teologjike. Ata ishin mësuar të donin atë që i donte dhe të trajtonin armiqtë e tyre ashtu siç ata i kishin trajtuar më parë. Jezusi tha që jo vetëm të falnin armiqtë e tyre, por edhe t’i donin ata. Nuk ishte çudi që dishepujt u bezdisën prej kësaj.
Sapo Ai përfundoi së ndari me ta Lutjen e Zotit, Jezusi filloi të fliste mbi faljen. “Sepse nė qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t`jua falë edhe juve, por nė qoftė se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t`ua falë juve gabimet tuaja” ( Mateu 6:15)
Ja tek janë disa udhëzime që do të ndihmojnë të largosh hidhërimin dhe të mësosh të falësh.
Udhëzimi#1 Kupto se kur ti fal, je duke ndjekur shembullin e Jezus Krishtit, që fali madje edhe ekzekutorët e Tij.
Udhëzimi # 2 Falja është e nevojshme për të pasqyruar faljen e Perëndisë. Pali shkroi tek Efesianët 4:32 “duke e falur njėri-tjetrin, sikurse edhe Perėndia ju ka falur nė Krishtin”
Udhëzimi#3 Falja, ka të bëjë në fillim me vendimin tënd, pastaj me emocionet e tua. Ti vendos në mendjen tënde të falësh, përpara se zemra jote të përgjigjet. Falja është më shumë se sa thjesht një ndjesi; është gjithashtu një vendim i vetëdijshëm i vullnetit tënd.
Udhëzimi#4
Personat që dyshojnë se Perëndia dëshiron që të na ndihmojë në problemet tona ditë pas dite, janë ata që nuk e kanë kërkuar kurrë ndihmën e Tij. Prano faktin se Ati yt Qiellor dëshiron që ti të bësh të mirën, më shumë se ç’dëshiron ti, që të kërkosh ndihmën e Tij. Dy fjalët më të vështira në çdo gjuhë janë fjalët që tregojnë përulje “Më fal”. Falja është një mundësi e mirë kundër shkatërrimit që sjell hidhërimi. Është e vetmja zgjidhje e vërtetë.