Në ditën e tretë të luftimeve vijon të rritet numri i viktimave mes civilëve në rradhët e Izraelit. Shumica prej tyre janë gjetur të vrarë në rrugët e qyteteve dhe fshatrave, mes tyre janë edhe 73 ushtarë. Raportohet se më shumë se 700 persona janë ekzekutuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, grupi terrorist palestinez i Hamasit pretenton se mban peng më shumë se 163 izraelitë, përfshirë ushtarë dhe fëmijë. Lajmi pranohet si nga Izraeli ashtu edhe nga Shtëpia e Bardhë, ndonëse nuk konfirmohet numri. Nga SHBA thuhet se janë marrë peng familje të tëra, përfshirë edhe fëmijë. Grupi terrorist thotë se po mban peng më shumë se sa mendon kryeministri i Izraelit.
Ambasadori izraelit, Gilad Erdan prezantoi fakte dhe dëshmi për masakrat dhe krimet e luftës të kryera nga terroristët e Hamas. Ai e krahasoi këto ngjarje të ngjashme me sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA. “Për Izraelin ky është 11 shtatori. Dhe Izraeli do të bëj gjithçka ka në dorë për kthyer në shtëpi bijtë dhe bijat e tij. Ndërsa, presidenti iranian Ebrahim Raisi, mbështeti sulmin terrorist të Hamasit, duke bërë përgjegjës për të Izraelin. Më herët, terroristët e Hamas thanë se ndihma nga Irani e ndihmoi atë të kryente sulmin e tij, i cili përfshinte raketa, drone dhe militantë. Ndërkohë që SHBA-të kanë nisur ndihmën ushtarake në mbështetje te Izraelit. Janë dërguar anije, aeroplanmbajtëse dhe avionë ushtarakë në Mesdheun lindor dhe gjithashtu pajisje dhe municione shtesë.
Edhe Tirana është solidarizuar me viktimat në Izrael pas sulmit nga militantët e Hamasit. Godina e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” u mbulua nga flamuri i Izraelit, në shenjë mbështetje në këtë situatë të vështirë që po kalon. Gjithashtu Shqipëria evakuoi 40 studentë shqiptarë nga Izraeli. Ndërsa UEFA lajmëron shtyrje të gjitha ndeshjeve të planifikuara në Izrael, në dy javët e ardhshme për shkak të situatës aktuale.