Sulmi në Izrael,  Arrin në 900 numri i viktimave

Ka arritur në rreth 900 numri i viktimave në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës. Mes tyre janë edhe  260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Ndërsa, nga autoriteti në Gaza njoftohet për rreth 700 njerëz që kanë ndërruar jetë. Ndërsa, kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se hakmarrja e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ndaj organizatës terroriste Hamas për sulmin më të keq në tokën izraelite sapo ka filluar. “Hamasi do ta kuptojë se duke na sulmuar ne kanë bërë një gabim të përmasave historike. Ne do t`u japim çmimin për të paguar që do të mbahet mend prej tyre dhe prej të gjithë armiqve të Izraelit në dekadat që do të vijnë”.

Ndërkohë që  Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael dhe SHBA. Ndërsa, paralajmëron për ekzekutim të çdo njërit prej tyre në rast të sulmeve të paparalajmëruara të Izraelit. Ndërsa,  Izraeli ka këshilluar palestinezët të largohen nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe të shkojnë në Egjipt, i cili kufizohet me enklavën palestineze, gjithashtu autoriteti palestinez i ka kërkuar ndihmë Moskës për uljen e tensioneve, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mohojnë përfshirjen e trupave tokësore amerikane në Izrael, ndërsa, njoftohet se është dërguar paketa e parë të ndihmës. “Ne nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa amerikane në Izrael”. – tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, në një konferencë për shtyp.

Sipas John Kirby, paketa e parë e ndihmës për Izraelin tani është “dërguar”  dhe “në ditët në vijim” do të shpallet paketa e re e ndihmës. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit izraelit në këtë moment krize dhe për këtë arsye do të ndriçojmë Shtëpinë e Bardhë me ngjyrat e flamurit izraelit”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI