Faleminderit për atë që nuk ka ndodhur!

Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
1 e Thesalonikasve 5:18

A ke thënë ndonjëherë, “ Faleminderit Zot!” për atë që mund të të kishte ndodhur por nuk ndodhi? Tendenca njerëzore është që të thuash “Faleminderit!” për gjërat e këndshme që të kanë ndodhur, siç mund të jetë një rritje rroge, ose kur dikush të jep një kompliment të merituar, ose kur skuadra e djalit tënd fiton; po a ke menduar të falenderosh për gjërat që mund të ndodhnin por nuk kanë ndodhur?

Duke ecur me makinë përgjatë detit Egje, nga Athina në drejtim të qytetit antik të Korintit, që ndodhet diku 40 milje më larg, ti sheh shumë vende ku ndizen qirinj. Menjëherë të shkon mendja se dikush mund të jetë vrarë aty, dhe miqtë apo familja kanë ndërtuar një përkujtimore për njeriun e zemrës. Por nuk është kjo arsyeja. Është e vërtetë se autostrada është e ngushtë dhe dredha-dredha, e ajo gjarpëron përmes maleve që gjenden në krahë të detit Egje. Është gjithashtu e vërtetë se aty ka pasur shumë aksidente, që u kanë marrë jetën atyre që i kanë dhënë makinës pa kujdes, ose që kanë ecur shumë pranë kufirit të autostradës. Por, këto vende të vogla të mbushura me qirinj dhe artefakte fetare, janë ndërtuar për të falenderuar Zotin, për ata që janë përfshirë në aksidente, por që nuk kanë vdekur.

Kjo është mënyra e tyre për të thënë, “ Faleminderit Perëndi, për atë që nuk ndodhi” Si mendon për këtë? A ke thënë ndonjëherë, “ Atë, unë dëshiroj të të falenderoj për atë që mund të ndodhte, por që nuk ndodhi?” “ Faleminderit Perëndi, që kur unë shkova tek mjekët për shkak të dhembjeve të stomakut, ata ishin të aftë të diagnostikonin shpejt dhe në mënyrë korrekte problemin.” “Faleminderit Perëndi, që kam mundësinë që të mbush mushkëritë e mia me ajër të pastër dhe që mendja ime është e kthjellët dhe trupi im është i shëndetshëm. Është e këndshme të mendojmë se mund të themi “Faleminderit Atë” për ato gjëra që maturia dhe mençuria e Tij, nuk lejon që të ndodhin e që mund të kishin ndodhur.

Më vjen ndërmend një çift që ishte ulur në Kishë, ndërkohë që një dhuratë ju dha kongregacionit në përkujtim të një djali të ri, që kishte dhënë jetën e tij për t’i shërbyer këtij vendi. Kur prezantimi mbaroi, gruaja fshiu lotët dhe e shtyu bashkëshortin e saj duke i thënë “ Le të bëjmë të njëjtën gjë për djalin tonë.”

I ati e pyeti “Përse ta bëjmë këtë? Djali ynë nuk ka vdekur.” Ajo u përgjigj “Pikërisht, duhet të jemi falenderues që ai nuk ka vdekur”

Mirënjohja, duket si një art që ka humbur në jetën e shumë njerëzve. Ne jemi kaq të zënë duke rregulluar gjërat tona, saqë harrojmë të themi, “ Atë, faleminderit për gjërat që ke bërë”, e një pjesë e mirënjohjes është edhe të thuash Atë, të falenderoj, që me anë të mençurisë dhe urtësisë sate ke bërë që disa gjëra të mos më ndodhin.”

Ka vetëm një mënyrë me anë të së cilës mund ta mësosh me të vërtetë mirënjohjen mbi atë që nuk ka ndodhur, e kjo është duke dorëzuar kontrollin e të ardhmes sate vullnetit të Tij dhe të pranosh faktin se Ai padyshim që e di më mirë atë që po bën. Apostulli Pal, na mësoi me jetën e tij se ne mund të bëjmë planet tona, por është Perëndia ai që drejton hapat tanë, e kur ai na çon në një tjetër drejtim ne duhet të themi plot gëzim, “ Zot, faleminderit për atë që nuk ka ndodhur,” ndërkohë që themi “faleminderit për çfarë më ka ndodhur.”

Po Zot, ne ndalojmë dhe marrim kohë për të të thënë “ Faleminderit…faleminderit për atë që nuk ka ndodhur.”

Kur Pali ju drejtua Thesalonikasve, ai shkroi “ Pėr çdo gjė falėnderoni sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė nė Krishtin Jezus pėr ju ( 1 e Thesalonikasve 5:18). Po, falenderoni për atë që ka ndodhur, e po ashtu edhe për atë që nuk ka ndodhur. Ashtu siç thuhet tek Fjalët e Urta 16:9, “Zemra e njeriut programon rrugėn e tij, por Zoti drejton hapat e tij.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI