Hapat për një jetë të shëndetshme

Herë pas here, të gjithë mund të gjendeni përballë pikëpyetjeve në situata të caktuara. Duke mos njohur mënyrat e duhura për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në shumë aspekte vihet re se diku, diçka nuk shkon. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për TV7 Albania ndan disa praktika të rëndësishme që do t”ju vlejnë në jetën tuaj.

Ndalni çastin. Një nga gjërat e para që duhet të bëni është të merrni kohë çdo ditë, një çast për të menduar se çfarë është e mire në jetën tuaj dhe me çfarë jeni të bekuar. Disa njerëz e bëjnë këtë përmes lutjes. Ky është një shembull i përsosur. Të tjerë, mund ta bëjnë këtë përmes meditimit. Mund të merrni disa minuta në ditë e të fokusoheni tek ajo që keni. Të qënurit mirënjohës për këtë, do t’ju ndihmojë të reduktoni shqetësimet.

Identifikoni një sistem që funksion për ju. Duhet identifikuar një sistem që funksion për ju. Disa njerëz përdorin kalendarë me listë me disa gjëra, për të funksionuar më mirë, qoftë elektronikisht, qoftë në letër. Është e rëndësishme që të keni një plan ose program ku të jeni në gjendje të planifikoni gjërat, javën dhe ditët në vijim. Por, gjithashtu, kjo është e rëndësishme për të lejuar ndërprerjet e paqëllimshme. Kjo do të thotë se edhe pse diçka mund të mos shkojë siç e kishit planifikuar, duhet të jeni të përgatitur që ajo gjë mund të ndodhë. Përmbledhja apo struktura e përgjithshme për javën mbetet thelbësore pasi do t”iu mbajë larg nga shqetësimi toksik.


Programoni kohë të lirë për argëtim. Shumë persona, në programin e tyre vendosin gjërat më të rëndësishme për punët, takimet ose vendet ku duhet të shkojnë. Programi juaj mund të mbushet me të gjitha këto detyrime por mos harroni të gjeni kohë për veten tuaj, për të bërë diçka që ju vërtet e shijoni. Inkorporimi i këtyre gjërave është i rëndësishëm për një jetesë të shëndetshme.
Copëzoni punët. Një mënyrë sesi punët të duken më pak të lodhshme, është duke i ndarë ato në punë më të vogla dhe më të menaxhueshme. Ndonjëherë shihni listën e gjërave që duhen bërë dhe mbingarkoheni nga projekti që po afron, më pas filloni të shqetësohemi për të. Me qëllim që ta parandaloni, merreni këtë punë e ndajeni në detyra më të vogla. E shtrini në një kornizë kohore më të gjatë, në mënyrë që puna të duket më e menaxhueshme.

Përcaktoni kohën tuaj të frytshme. Disa njerëz punojnë në mëngjes, disa në mbrëmje. Varet kur ju ndiheni më energjikë. Nëse keni një punë të rëndësishme, sigurohuni ta kryeni atë kur ndjeheni më energjikë.
Për të ndjekur intervistën e plotë, ju mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI