Krenaria para rënies

Mohimi i Krishtit nga Pjetri ishte një dështim shumë I madh. Vetëm disa orë më parë, ai kishte rrëfyer se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Dhe më pas pretendoi se nuk e njihte Zotin.

Në një moment apo në një tjetër, secili prej nesh ka rënë në tundim. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Pjetrit. Në krenari e sipër, ai tha: “Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem.” (Marku 14:29). Synimet e Pjetrit ishin të ndershme. Në fund të fundit, Jezusi ia kishte ndryshuar emrin Pjetrit për një qëllim—u quajt Kefa, që do të thotë «shkëmb».

Jezusi ishte i drejtpërdrejtë me Pjetrin: ““ Sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë.”” (Marku 14:30). Pjetri, megjithatë, ngulmoi, duke i thënë Jezusit se nuk do të largohej kurrë nga ana e Tij. Më vonë atë mbrëmje, ai u largua nga Zoti nga frika e arrestimit.

Pjetri nuk ishte i vetmi atë natë që e bëri këtë premtim. Marku shkruan: “Të njëjtën gjë thoshin edhe të tjerët” (Marku 14:31). Ne shpesh e lidhim mohimin e Krishtit vetëm me Pjetrin, por e vërteta është se secili prej nesh do të ishte tunduar të bënte të njëjtën gjë.

Më vonë, Pjetri u shkroi një letër besimtarëve të tjerë që po përballeshin me sprova, tundime dhe pikëllime të jashtëzakonshme. Ai u tha atyre:

Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel. (1 Pjetrit 5:8-10)

Me përulësi, bëjeni qëllimin tuaj për të jetuar një jetë të shenjtë. Kërkojini Perëndisë t’ju mbrojë dhe t’ju japë forcën dhe urtësinë që ju nevojitet për të nderuar Perëndinë dhe për të qëndruar kundër sulmeve të Satanit.

Lutje: Zot, dëshira ime është të jetoj një jetë të shenjtë. Të lutem më mbro nga armiku dhe më jep forcën dhe urtësinë për t’i bërë ballë tundimit. Kur dështoj, më ndihmo të mos dorëzohem, por ta lë dashurinë Tënde të më mbajë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.” (2 Korintasve 7:1).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI