Guximi për të pritur!

Kur jeta duket sikur u ka mbyllur çdo derë, vazhdoni të ecni përpara, të punoni shumë dhe t’i besoni Perëndisë për një diçka të mirë.

Hagai 2:4-9

Bujqësia kërkon punë të palodhur, nga lërimi tek mbjellja dhe deri te korrja. Por kur fermeri shikon një fushë të paploruar, puna fillon në imagjinatën e tij shumë kohë përpara se të mbillet fara e parë. Fermeri duhet të shpresojë për të korra të mira, një korrje me bollëk—dhe kjo shpresë ushqen punën e tij të palodhur edhe pse nuk e di fundin se çfarë do të ndodhë.

Judenjtë që u kthyen në Jeruzalem pas gati 70 vjetësh në mërgim u përballën me një dilemë të ngjashme. Ata gjetën rrënoja aty ku dikur qëndronte tempulli i tyre i bukur dhe rindërtimi i tij dukej e pamundur. Njerëzit kishin nevojë për shpresë për të riaktivizuar imagjinatën e tyre për punën e vështirë që i priste.

“Unë jam me ju,” tha Perëndia, duke u dhënë atyre shpresën e pranisë dhe fuqisë së Tij. Ai “e zgjoi frymën” e udhëheqësve të Izraelit, Zorobabelit dhe Jozueut, dhe bëri të njëjtën gjë për popullin (Hagai 1:13-15). Pastaj Ai u dha një fjalë për pritjen – duke thënë se gjërat do të ndryshonin “pas pak”. Që ta shihnin lavdinë që po vinte, Perëndia u tha të merrnin guxim dhe të punonin. Pastaj Ai premtoi: “Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit,… dhe në këtë vend unë do të sjell paqen” (Hagai 2:4-9).

Kur shpresat tona për të ardhmen veniten, le të kujtojmë se plani i Perëndisë për ta bërë “lavdinë e fundit” më të madhe vlen edhe për ne. Ai i shpengon të gjitha gjërat – madje edhe ato që duken të pashpengueshme. Kështu që  le të marrim guxim dhe të vazhdojmë të punojmë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI