Cili është kuptimi i vërtetë i dashurisë?

“Çfarë është dashuria?” Një grup profesionistësh ia bënë këtë pyetje një grupi fëmijësh nga katër deri në tetë vjeç. Përgjigjet që morën ishin më domethënëse nga sa e prisnin.

Një vajzë 8- vjeçare shkroi: “Kur gjyshja ime u sëmur nga artriti, ajo nuk mund të përkulej dhe të lyente thonjtë e këmbëve. Por, gjyshi im ia lyente thonjtë e këmbës gjatë gjithë kohës, madje edhe kur duart e tij u prekën nga artriti.”

Elaine, një 5-vjeçare, e përshkroi dashurinë si “kur mami i jep babit copën më të mirë të pulës”.

Megjithatë, grupi i profesionistëve tha se përkufizimi i tyre i preferuar ishte ai i  një 4-vjeçari, i cili kishte komshi një zotëri të moshuar, që së fundmi  kishte humbur gruan e tij. Me të parë burrin duke qarë, djali i vogël hyri në oborrin e zotërisë së vjetër, i shkoi pranë dhe thjesht u ul në prehërin e tij. Më vonë, kur nëna e tij e pyeti se çfarë kishte bërë, djali i vogël iu përgjigj: “Asgjë, thjesht e ndihmova të qante”.

Zemrat tona u prekën tejmase nga reagimet e fëmijëve. Fëmijët e dinin se dashuria e vërtetë është joegoiste. E dinin se se nëse e do dikë, nevoja e tij del përpara tëndes. E dinin se, për shkak të dashurisë do të bëni gjithçka mundeni për të përmbushur atë nevojë, edhe nëse kjo ju kushton shumë.

Këto karakteristika më sollën në mendje menjëherë dashurinë e Perëndisë për ne. Dashuria e tij sakrifikuese e bëri Atë që ta dërgonte Jezusin nga qielli në tokë për të paguar dënimin e mëkateve tona. Jezusi vdiq në vendin tonë, gjë që i kushtoi Atij gjithçka. Por Ai ishte i gatshëm të vuante për ne që ne të kishim jetë të përjetshme.

Apostulli Gjon shkroi: “Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.” 1 Gjonit 4:10. Tani do të ishte një kohë e mrekullueshme për të falënderuar Perëndinë për dashurinë e Tij të mahnitshme.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI