Të ndihesh e pavlerë

Unë mahnitem nga dashuria e madhe e Perëndisë. Në fakt, jam e mahnitur nga dashuria e madhe që Ai ka për mua, veçanërisht në ato ditë kur nuk duket se mund t’i bëj gjërat mirë dhe ndihem e padashur, në ato mëngjese kur mbaj veshur pizhamet deri në drekë, në ato ditë kur nuk duroj dot të më ndërpresin për të ndihmuar dikë tjetër, në ato mbrëmje kur qëndroj zgjuar deri vonë duke punuar me “çfarëdo” që kam në laptop apo telefon.

Më pas filloj të mendoj për çmimin e lartë që Perëndia pagoi për të pasur një marrëdhënie me një grua si puna ime që ndihet e pashpresë. Dhe më vjen turp… turp që e çova dëm ditën që Perëndia më dha, turp që i lejova emocionet të drejtonin jetën time. Por është e qartë që, për shkak se Jezusi vdiq për mua, unë nuk jam e pavlerë. E po ashtu është e qartë që nuk pata kontroll mbi jetën time.

Në fund të një dite të keqe, kur më në fund bini për të fjetur, a mbuloheni nga ndjesi të tilla… sikur jeni të pavlera? Ju e keni humbur kontrollin kur djali juaj e ka harruar drekën e tij për herë të dytë atë javë. Në fund të ditës suaj lista e gjërave që duhej të bënit ishte më e gjatë se sa kur e filluat ditën. Dhe bashkëshortit tuaj nuk i vjen fare keq për ju.

Ju ndiheni të pavlera dhe të padashura. Por a është e vërtetë kjo?

Pra, kujt do të besoni? Mendimeve tuaja dëshpëruese që thonë se jeni të pavlera? Apo do t’i besoni asaj që Jezusi mendon për ju?

Apostulli Gjon na thotë: “Shikoni ç’dashuri të madhe na ka dhënë Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë. Të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, dhe ende nuk është shfaqur ç’do të jemi” (1 Gjonit 3:1,2).

Mirë, e dimë që nuk jemi të përsosura tani. Por një ditë do të jemi. Ndërkohë, refuzojini këto mendime të të qenit të pavlera dhe falënderojeni Perëndinë që Ai dëshiron ta kalojë përjetësinë me ju.

Po, më kujto, Perëndi, që mund të ndihem mirë me veten edhe në ato ditë kur në të vërtetë nuk ndihem mirë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI