Gjithçka rreth engjëjve!

Disa njerëz gabimisht besojnë se për shkak se nuk mund ta shohim Mbretërinë qiellore të Perëndisë, ajo nuk ekziston. Por ekziston, dhe ka të paktën pesë gjëra që duhet të dimë për banorët e saj, ushtrinë qiellore të Perëndisë dhe aftësitë e tyre:

  • Engjëjt kanë personalitete individuale. Ata kanë aftësinë për intelekt, emocion, vullnet të lirë dhe personalitet. Secili ka identitetin e vet. Fokusi i ekzistencës së tyre është të adhurojnë dhe të lavdërojnë Zotin.
  • Engjëjt nuk vdesin kurrë.
  • Engjëjt posedojnë trupa, por jo trupa fizikë. Trupat e tyre nuk janë tokësorë por qiellorë. Trupat qiellorë janë të pakorruptueshëm dhe të pathyeshëm. Për sa i përket kohës dhe hapësirës, ​​këto trupa nuk kanë kufizime.
  • Engjëjt u krijuan për të jetuar brenda një sfere qiellore.
  • Engjëjt ndahen në radhë të ndryshme. Secili ka përgjegjësi. Tek  Kolosianëve 1:16, mësojmë se engjëjt ndahen në katër kategori të ndryshme: frone, zotërime, principata dhe pushtete.

Ashtu siç ka ushtri qiellore që kryejnë misionin e Perëndisë, ka edhe engjëj të rënë që punojnë për t’i çuar në mëkat besimtarët. Megjithatë, Zoti është kështjella juaj e fortë. Si bijtë e Tij, Ai ju rrethon dhe ju mbron. Vraponi tek Ai sa herë që jeni në kohë nevoje.

Lutje: Zot, faleminderit për mbretërinë dhe ushtrinë qiellore. Faleminderit që je kështjella ime ku mund të fshihem. Lutem të mos kem frikë kundër armikut. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.” (Psalmi 91:11-12).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI