Sigurimi i Zotit në dhimbjen tuaj.

Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.- Psalmi 34:18

Kur bëhet fjalë për dhimbjen, qeniet njerëzore në përgjithësi kanë vetëm një prirje: ta shmangin atë. Mundohemi t’a ngrijmë me punë, alkool, substanca dhe sjellje të tjera jo të shëndetshme, kështu që shpesh përfundojmë në një burg dhimbjeje.

Megjithatë, ka shumë histori të dhimbshme në Bibël. Por Bibla thotë se dhimbja që lejon Perëndia në jetën e një dishepulli të Jezu Krishtit nuk është pa qëllim, pavarësisht se sa ju ose unë mund të mos dëshirojmë ta dëgjojmë këtë (2 Korintasve 12:9). Qëllimi në dhimbjen që Perëndia lejon, nuk është asgjë më pak se zbulesa e Vetë Jezu Krishtit.

Kur u rrita, i kërkova Zotit vetëm një gjë, të më jepte një jetë të qetë. Por Perëndia më donte mua më shumë se unë Atë, dhe kështu, Ai lejoi në jetën time një dhimbje të rëndë…për të më, zbuluar  Vetë Jezusin. Në kohë të qeta lutjesh të dëshpëruara plot dhimbje, Jezusi foli përmes Fjalës së Tij. Ai e zbuloi veten me emrin, El Roi, që do të thotë Ai sheh dhe Ai dëgjon (Zanafilla 16). E njoha dhe e dua Jezusin në një mënyrë që nuk do ta kisha dashur kurrë, nëse sdo kisha përjetuar dhimbje.

Shumë kanë ardhur në po të njëjtin vend. “Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.” (Eksodi  4:31). Ai ju sheh dhe ju dëgjon sot në dhimbjen tuaj. Shikoni më afër, Jezusi është atje.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI