Përpjekjet e qëllimshme për të kërkuar dhe mbajtur miqësi mund të sjellin shpërblim të madh.

Fjalët e urta 18:24

Sa miq të vërtetë keni? Në fillim mund t’ju vijnë në mendje shumë emra, por sa më shumë ta shqyrtoni pyetjen, aq më shumë ka gjasa që numri të zvogëlohet. Realiteti është se nuk kemi shumë miq të vërtetë—me fjalë të tjera, ata që mbeten besnikë pavarësisht rrethanave.

Shumica e njerëzve dëshirojnë miqësi të ngushta. Në fakt, Perëndia na krijoi që të kemi nevojë për marrëdhënie me njëri-tjetrin. Pa to, mund të vuajmë lehtësisht nga vetmia dhe depresioni. Megjithatë, miqësitë e shëndetshme nuk ndodhin si me magji. Por kërkojnë përpjekje të qëllimshme.

Për të krishterët, qëllimi është të zgjedhin miq të perëndishëm që ndajnë besimin tonë dhe kërkojnë të ecin në bindje me Zotin. Shokët tanë më të afërt duhet të jenë njerëz tek të cilët mund të mbështetemi për këshilla, mbështetje dhe inkurajim në kohë të vështira. Një komponent tjetër i rëndësishëm është angazhimi i ndërsjellë. Siç thotë vargu i sotëm, ne kemi nevojë për “një mik që qëndron më afër se një vëlla”.

Kjo afërsi e besueshme, intime është ajo që Zoti dëshiron për ne, por është një thesar i rrallë. Nëse keni miq të tillë, shprehuni atyre vlerësimin dhe admirimin tuaj. Dhe falenderoni Zotin që ju ka dhënë një dhuratë aq të çmuar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI