A është e gabuar të jesh i botës?

Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9

“Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin e veshjes, modelin e flokëve, shkuarjen në kinema ose bowling, dhe sigurisht, edhe kërcimin!

Në Bibël, Apostulli Pal e korrigjon këtë përkufizim sipërfaqësor të botës në dy mënyra. Së pari, ai tha se gjetja e bazave të përbashkëta kulturore ishte me vlerë të madhe në prezantimin e mesazhit të ungjillit. Dhe së dyti, Pali vuri në dukje se ajo që ishte shqetësuese për të krishterët në Korint ishte “xhelozia dhe grindja” mes tyre. “A nuk po jetoni si njerëzit e botës?” pyeti Pali tek (1 Korintasve 9:19-23)

Të ndjekësh Jezusin kërkon një dëshirë të thellë për t’i pëlqyer Perëndisë dhe askujt tjetër. Kjo nuk do të thotë se të gjitha gjërat njerëzore janë “të kësaj bote”. Kur i nënshtrohemi Krishtit, çlirohemi nga kthetrat e xhelozisë dhe grindjes. ” Ai na nxori nga pushteti i errësirës …thotë Kolosianëve, ” dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur ” (Kolosianëve 1:13).

Në pamje të parë, bota nuk ka asgjë të gabuar në të. Por kur theksi ynë është i gabuar, i shkakton dhimbje  trupit të Krishtit në tokë. Ndaj le të punojmë për të hequr qafe zakonet mëkatare që janë vërtet shkatërruese dhe anti-ungjillore, si xhelozia mes nesh. Harrojeni modelin e flokëve.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI