Gënjeshtrat që i themi vetes!

Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët.- Mateu 26: 41

Një yll i pashëm kinematografik i cili kishte një grua të bukur u kap në një lidhje me dadon e fëmijëve të tij. “Zbulova se isha një person ndryshe nga ai që mendoja se isha. Jam shumë i zhgënjyer nga vetja”, pranoi ai çuditërisht.

Ndoshta nuk i kemi tradhtuar bashkëshortët tanë, por sa e sa herë e kemi mashtruar veten? Sa shpesh i themi vetes gënjeshtra për aftësinë tonë për të bërë gjënë e gabuar?

Një nga tregimet e mia të preferuara në Bibël që demonstron pikërisht këtë tematikë gjendet në Dhiatën e Vjetër, kur njerëzit u gjetën veten duke adhuruar një idhull, një viç të artë. Udhëheqësi i tyre, Aaroni, tha: ” Kush ka ar të mos e mbajë me vete”. Kështu ata ma dhanë mua dhe unë e hodha në zjarr, dhe na doli ky viç!” (Eksodi 32:24)

Ndonjëherë, madje ia themi këto gënjeshtra edhe Zotit. Një çift në Bibël shiti pak tokë. Askush nuk u kërkoi atyre t’i jepnin paratë, por ata deklaruan publikisht se do ti jepnin të gjitha për Zotin, por fshehtas i mbajtën disa. Perëndia i goditi ata me vdekje – por jo sepse Ai kujdesej për paratë, por sepse ata gënjenin për veprimet e tyre (Veprat 5:1-11).

Ne nuk duam të besojmë atë që thotë Shkrimi: se zemra e njeriut “mashtruese mbi çdo gjë dhe e ligë dëshpërimisht” (Jeremia 17:9) dhe se ne kemi nevojë për shpëtim. Por Zoti e di dhe ka dhembshuri për ne. Për ndjekësit e Tij, Jezusi tha: “Sepse fryma është e gatshme, por trupi është i dobët!” (Mateu 26:41)

Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta shërojë atë?

Zgjidhja? Jezusi tha: “Rrini zgjuar dhe lutuni”. Kur ta bëjmë këtë, Ai premton se do të gjejmë “mëshirë dhe hir për të ndihmuar në kohë nevoje” (Hebrenjve 4:14–16).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI