Urreni të keqen!

Fjalët e urta, kapitulli 5, vargjet 16-19, thonë se ka 6 gjëra që Zoti i urren, shtatë që janë të neveritshme për Të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

 Kështu, le të lutemi kundër këtyre gjërave në jetën tonë. Le t’i kërkojmë Perëndisë të na mbrojë, të na ruajë nga këto gjëra. Oh, Perëndia, ne duam të urrejmë ato që Ti urren. Ne duam të urrejmë të keqen. Ne duam të urrejmë ato që janë të neveritshme për Ty. Dhe dëshirojmë të duam, ato që Ti do. Ne dëshirojmë të duam drejtësinë. Kështu, ne lutemi sot. Na mbro nga sytë krenarë. Na ndihmo të mos e shohim veten me sy krenarë. Ne lutemi të na mbrosh nga gjuha gënjeshtare. Lutemi të na ndihmosh të flasim me sinqeritet. Na ndihmo të jetojmë me ndershmëri dhe integritet.

 Na mbro nga duart që derdhin gjak të pafajshëm, nga duart që lëndojnë të tjerët. Zot, na ndihmo të mos lëndojmë të tjerët. Ne lutemi të na ndihmosh që të mos kemi një zemër që kurdis plane të këqija. Lutemi, Perëndi, që Ti të na ndihmosh të mos kurdisim asgjë që nuk është e mirë, e shenjtë dhe e drejtë. Na ndihmo të mos kurdisim gjëra që mund të na duken neve të mira, por që nuk të nderojnë Ty. Na mbro nga një zemër që kurdis plane të këqija. Mos lejo që këmbët tona të shkojnë drejt së keqes.

 Perëndi, le të shkojnë këmbët tona drejt drejtësisë. Na ndihmo, Zot, të mos flirtojmë me mëkatin, të mos e arsyetojmë mëkatin, të mos vrapojmë drejt mëkatit, por të largohemi shpejt prej tij. Na mbro nga këmbët që shkojnë shpejt drejt së keqes. Perëndi, na ndihmo të mos jemi dëshmitarë të rremë, që thonë gënjeshtra. Le të jenë fjalët tona gjithmonë të vërteta. Dhe lutemi që të mos jemi nga ata që shtien grindje mes vëllezërve.

Zot, ne duam të mbjellim unitet midis vëllezërve dhe motrave. Na ndihmo të mos jemi shkatërrues në asnjë mënyrë. Na ndihmo të nxisim unitetin midis njerëzve të Tu dhe unitetin mes njerëzve që na rrethojnë. Kështu, Perëndi, na ndihmo t’i urrejmë këto gjëra, ngaqë Ti i urren ato. Dhe na ndihmo të jetojmë në drejtësi dhe në një mënyrë që të lartëson Ty, duke i shmangur të gjitha këto gjëra. Perëndi, ne kemi nevojë për hirin Tënd, që të mund ta bëjmë këtë, sot. Na ndihmo të ecim në drejtësi, ne lutemi në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI