Çfarë të mban larg nga Jezusi?

Kjo histori gjendet në Bibël në librin e Lukës, kapitulli 10:

Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: “Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë.”

Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t’i hiqet.”(Luka 10:38-41).

Vini re, së pari, se ishte Marta, jo Maria, ajo që e ftoi Jezusin në shtëpinë e tyre. Pra, darka e madhe që po përgatitej ishte ideja e saj, jo e Marisë. Vini re gjithashtu se puna nuk ishte diçka e parëndësishme. Luka e përshkruan atë si diakonia – fjalë e përdorur në Dhiatën e Re dhe nënkupton  “shërbim”. E thënë thjesht, ajo kishte marrë përgjegjësi më shumë sesa mund të përballonte vetë. Jezusi tha se ajo ishte “e shqetësuar dhe po kujdesej për shumë gjëra” – domethënë ” ishte e tërhequr ndaj gjërave të kundërta” ndaj detajeve që nuk ishin dhe aq të rëndësishme sa të mos ulej e dëgjonte mësimet e Tij.

“Faji i saj nuk ishte se ajo shërbeu,” thekson  Charles Spurgeon. “Shërbesa i bën mirë çdo të krishteri. Faji i saj ishte se ajo u rrëmbye [u hutua]…,  aq shumë pas punëve sa e harroi Jezusin fare duke e pasur mendjen vetëm tek shërbesa.”

Zot, më ndihmo të mësoj nga Marta dhe të kujtoj se “Ndërsa bota duartroket arritjet”, ti “dëshiron miqësi”.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI