Lexo: Psalmi 19:7-11

sa bibla

“Unë kam Testamentin e Ri të Gideonit që na dhanë sot në shkollë dhe atë që mami e babi na dhanë kur mbushëm pesë vjeç. Gjithashtu kam atë që fitova në shkollën e së dielës,” bërtiti Tomi nga dhoma e tij kur po fliste me të motrën, Tamarën.

“E numërove atë që fitove kur mësove përmendësh gjithë ato vargje në shkollën biblike verore?” iu kthye Tamara po me zë të lartë.

“Fëmijë! Fëmijë!” thërriti babai i tyre në katin e sipërm. “Ç’janë këto ulërima?”

Tamara i ngjiti shkallët me vrap. “Oh, babi, zotëria që foli sot në klubin tonë të Biblës na tha të vinim në shtëpi dhe të numëronim se sa shumë Bibla kemi,” shpjegoi ajo. “Ai tha që në disa vende ka njerëz që do të jepnin rrogën e gjashtë muajve, ose më shumë, vetëm për të pasur një pjesë të Biblën në gjuhën e tyre.  Deri tani unë kam gjetur tre Bibla që janë të miat dhe mendoj se Tomi ka katër.” “E kuptova. Po si thoni sikur t’i numëroni ato pa bërë shumë zhurmë?” sugjeroi babai.” Shumë shpejt, binjakët zbritën poshtë me një listë të Biblave që kishin gjetur. “Babi, të lutem, a mund t’i numërosh pak Biblat në zyrën tënde?” pyeti Tomi.

“Mirë,” pranoi babai, “dhe sigurohuni të numëroni edhe ato në raftin e dhomës së studimit.”

“Pa merak,” tha Tomi duke pohuar me kokë.

Në mbrëmje binjakët raportuan se kishin gjetur njëzet e dy Bibla. “Tamara mendon se kemi më shumë Bibla se të tjerët për shkak se ti je pastor, babi,” tha Tomi.

“Mbase ajo ka të drejtë,” pranoi nëna, “por jam e bindur që shumica e të krishterëve në këtë vend i kanë disa Bibla në shtëpitë e tyre.” “E vërtetë. Është e vështirë ta kuptosh që disa njerëz nuk e kanë lirinë për ta lexuar Fjalën e Perëndisë atëherë kur duan,” tha babai. “Ka disa vende ku shumë njerëz nuk janë të gjendje të lexojnë dhe disa vende të tjera ku Bibla nuk është përkthyer asnjëherë në gjuhën amtare.”

Atë natë, anëtarët e familjes falënderuan Perëndinë që e kanë Biblën dhe e falënderuan gjithashtu për mënyrën se si Ai i ka ndryshuar jetët e tyre ndërkohë që e kanë studiuar atë. Ata u lutën për të krishterët që jetojnë në ato vende ku Perëndia nuk nderohet. Ata po ashtu u lutën që shumë shpejt Bibla të përkthehet në të gjitha gjuhët.

Sa Bibla ke në shtëpinë tënde? A i sheh ato si libra çfarëdo? 

Mendo për të gjithë ata të krishterë që nuk e kanë mundësinë ta lexojnë çdo ditë Fjalën e Perëndisë. E lexon Biblën tënde? Fjalët e saj janë mesazhi që Perëndia ka për ty, dhe janë më të çmuara se ari. Asnjëherë mos harro të jesh falënderues për Biblën dhe për mundësinë që ke për ta lexuar atë. Trajtoje me respekt dhe dashuri. Lutu për ata që nuk janë të bekuar si ti.

Vlersoje Biblën tënde !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI