Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40
Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje ai takoi gruan e tij të ardhshme dhe vendosën t’a bënin ceremoninë e martesës afër Krishtlindjes. Xhejson e bleu biletën disa muaj në advancë për gati 1000 dollarë. Por ndërsa dasma po afrohej, Xhejson kuptoi se e kishte blerë gabimisht biletën për nëntorin dhe avioni i tij kishte ikur pa të një muaj më parë. Xhejson u mërzit shumë sepse nuk kishte mundësi të blinte biletë tjetër.
Edhe pse pothuajse nuk e njihte fare, gjyshja e Metit ia bleu biletën Xhejsonit. Ndoshta nga atmosfera e Krishtlindjes, por Xhejson nuk mund të ndalte së menduari për mënyrën se si ndihej të merrte një dhuratë kaq bujare dhe në pamundësi për t’a shlyer. Ishte vlerësuese edhe përulëse. Falja e një borxhi mund të transformojë një jetë. Ndjesia e të qënit i zgjedhur nga një det njerëzish në nevojë është të ndjehesh i parë dhe jo i harruar. Kjo është ajo që ndjen kur merr hirin e Perëndisë.
Për shkak të dhuratës bujare, Xhejson vendosi që kur të kishte mundësi për t’i dhënë të njëjtin hir dikujt tjetër në të ardhmen, do ta bënte. Vite më vonë, ai u bë pjesë e një shërbese burgu dhe e pati këtë mundësi vazhdimisht. Xhejson dha kohë dhe para për të ndihmuar të burgosurit e lënë në harresë sikur të mos ekzistonin fare. Jezusi na thotë se të kujdesesh për vëllezërit dhe motrat më të vegjël është si të tregosh dashuri për Vetë Jezusin (Mateu 25:40). Hiri i Perëndisë nuk mungon kurrë për të nxjerrë një të burgosur nga turma.