Lejo paqen e Perëndisë të mbretërojë—dhe ji mirënjohës.

Dy nga nipërit e mi, njëri 6 vjeç dhe tjetri 9  vjeç në atë kohë, ishin vërtetë  të zemëruar me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet se cili ishte konkretisht problemi, por ata filluan të flisnin me fjalë urrejtje ndaj njëri-tjetri. Më në fund ndërhyra dhe i ndërpreva. “ Carson, më thuaj të paktën një gjë që të pëlqen nga Ryan-vetëm një gjë.” Ju desh kohë që ai të mendonte për diçka që pëlqente, por më në fund tha, “ Epo, ai më ndihmon që të eci me patina.”

“Ryan, po për ty? A nuk ka diçka që ty të pëlqen tek Carson?” Sinqerisht, tani nuk më kujtohet nëse Ryan arriti të thotë diçka apo jo, por ata nuk u zunë më. E unë zbulova diçka atë ditë : është thuajse  e pamundur të qëndrosh i zemëruar me dikë, kur je duke menduar sikur vetëm për një gjë që të pëlqen tek ai.

Apostulli Pal duhet ta ketë ditur këtë kur ai  u shkroi Kolosianëve, “Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës ( Kolosianët 3:15)

Zemërimi dhe falenderimi përjashtojnë njëri- tjetrin. Ti nuk mund të jesh i zemëruar me dikë dhe të ndjesh njëkohësisht edhe falenderim ndaj tij. Pali thotë “Paqja e Perëndisë të mbretërojë në zemrat tuaja…dhe jini mirënjohës.” Ai po thotë “Lër paqen e Krishtit që të jetë arbitri yt mbi konfliktet e tua. “ Studiuesi i Biblës J.B. Lightfoot ka shkruar: Sa herë që ka një konflikt, paqja e Krishtit duhet të ndërhyjë dhe të vendosë se kush do të mbizotërojë.

Kur ne mendojmë për paqen, ne shpesh mendojmë për diçka që është shumë e qetë siç është për shembull një liqen i qetë. Por, G. Campbell Morgan ka thënë se fjala e Biblës për paqen nuk është : një qetësi totale  në të cilën nuk ka aspak lëvizje… por është fundi i shqetësimeve dhe konfliktit . Paqja është pikërisht çlirimi i bekuar që vjen pasi konflikti ka përfunduar.

Mendo pak për atë person me të cilin je i zemëruar tani- a nuk ka qoftë edhe një gjë për të cilën ti je falenderues ndaj tij? Ndoshta do të duhet që të mendosh gjatë që të vijë ndërmend diçka. Por kur kjo të ndodhë, zemërimi yt do të fillojë të zbehet. Provoje!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI