Isaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mençurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.
Ky pasazh, kjo profeci na drejton te Jezusi, foshnja i lindur, biri i dhënë. Ky përshkrim na jepet këtu. Mendoni për Jezusin në dritën e të gjitha këtyre frazave… perandoria mbi supet e Tij, do të ushtrojë autoritetin mbi të gjitha gjërat. Emri i Tij është Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm. Jezusi është Perëndia i fuqishëm. Jezusi është Ati i përjetshëm. Çfarë fraze! Biri që është dhënë është Ati i përjetshëm. Ai është Princi i paqes. Në një botë me mundime, Jezusi është Princi i paqes, dhe rritja e perandorisë së Tij nuk do të ketë të sosur. Froni i Tij do të themelohet me drejtësi nga kjo kohë e tutje deri në përjetësi, në jetë të jetëve. Froni i Tij do të themelohet dhe do të mbështetet në drejtësi dhe ndershmëri.
Këto vargje na nxisin që të reflektojmë në shumë mënyra, por unë dua që këto vargje sot të na drejtojnë në adhurim, në lutje, në lavdërim të Jezusit. Le të lutemi:
Perëndi, ne të lavdërojmë që dërgove Birin Tënd. Ne të lavdërojmë që e dhe Birin Tënd, dhe, Jezus, ne të lavdërojmë që Ti je të gjitha këto gjëra. Ne të lavdërojmë sot, dhe nga të gjitha vendet ku po dëgjojmë, mbase po dëgjojmë me familjen, me kolegët në punë, tani duam të të themi se të lavdërojmë Ty Jezus si Këshilltarin e admirueshëm, Perëndinë e fuqishëm, Atin e përjetshëm. Ti je Princi i paqes. Ne të duam, Jezus, të lartësojmë, të adhurojmë dhe të jemi shumë mirënjohës që perandoria dhe paqja Jote nuk do të kenë kurrë të sosur.
Sa lajm i mirë, Zoti Jezus! Ne të falënderojmë për sigurinë që mund të kemi në sundimin e papërsosur përreth nesh tani, dhe në një botë ku duket se nuk ka kurrfarë paqeje, ne të lavdërojmë Ty për sigurinë që kemi, që perandoria jote nuk do të ketë të sosur, që perandoria Jote është e përsosur dhe paqja Jote do të zgjasë në jetë të jetëve, në përjetësi. Drejtësia Jote do të zgjasë për të gjithë përjetësinë dhe e gjithë lavdia i takon emrit Tënd. Dhe ndërsa të lavdërojmë, ne lutemi të na ndihmosh … të na ndihmosh ta bëjmë të njohur madhështinë Tënde sot.
Zot, na ndihmo të jetojmë, na ndihmo të punojmë në atë mënyrë që t’i drejtojmë të tjerët te ajo që Ti je. Jezus, ne duam që të lartësohesh në jetët tona, ne duam që të lartësohesh në familjet tona, në punën tonë. Ne duam që të lartësohesh në komunitetin tonë, në qytetin ku jetojmë. Ne duam që të lartësohesh në kombin tonë. Dhe ndërsa të lavdërojmë, ne lutemi që Ti t’i përdorësh jetët tona sot për të sjellë më shumë njerëz që të lavdërojnë Ty. Ne lutemi për këto gjëra në emrin Tënd të fuqishëm, të çmuar dhe të jashtëzakonshëm. Amen.