Ungjilltari i famshëm Dwight L.Moody pranoi debatin me një ateist. Ai vuri vetëm një kusht.
Ateisti duhet të tregonte dhjetë raste kur jeta e njerëzve kishte ndryshuar nga ateizmi. Moody tha se mund të sillte 100 njerëz që dëshmonin se besimi tek Krishti, kishte ndryshuar jetët e tyre. Ata kishin jetuar më parë në imoralitet dhe në degradim. Tani gëzonin një jetë plot integritet dhe drejtësi. Ateisti nuk mundi të sjellë 10 shembuj të tillë. Për pasojë u tërhoq nga debati.
Apostulli Pal ka thënë, “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun” ( Romakët 1:16).
Vetë Pali është një shembull i kësaj fuqie jetë ndryshuese. Në Bibël, në fillim, ai quhet Saul.
Pali sheh se si vrasin me gurë Stefanin, një lider të Krishterë. Dėshmitarėt i vunė rrobat e tyre tek këmbët e Saulit. Shkrimet thonë se ai e kishte miratuar vrasjen e Stefanit.( Veprat 8:1).
Pas kësaj , vetë Sauli shkonte shtëpi më shtëpi, merrte dhe burgoste të Krishterët. ( Veprat 8:3)
Ndërkaq Sauli, bëri kërdinë kundër dishepujve të Zotit. Ai shkoi te kryeprifti,dhe kërkoi nga ai leje dhe rekomandime për sinagogat e Damaskut. Nëse do të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra ose gra, të mund t`i sillte të lidhur në Jeruzalem. ( Veprat 9:1-2).
Përpara se të shkonte në Damask, ai do të ndryshonte tërësisht. Kjo ndodhi falë një takimi me Perëndinë. Puna e tij do të ndryshonte, nga përndjekës në predikues. Emri i tij do të ndryshonte nga Saul në Pal. Zemra e tij do të ndryshonte. Ai nuk do donte që t’i shihte më të Krishterët të vdekur. Pali do të ishte gati të jepte jetën, që të tjerët të dëgjonin ungjillin.
Miq, Ungjilli është ende i fuqishëm për të ndryshuar jetët në përjetësi. Një marrëdhënie personale me Zotin, mund ta ndryshojë edhe jetën tënde.